ENKELEJDA – MOTRA E VOGËL

Living - - LIVING MODË -

Enke është vajza e vogël e familjes Kapo. Për Enken mund të flisja pa fund. Më pëlqen natyra e saj, rebele dhe e guximshme, sepse janë tipare që sinkronizohen shumë bukur me atë çka ajo transmeton nëpërmjet veshjeve të saj. Ndoshta ajo është një nga vajzat më me stil të Tiranës. Mbetet fanatikja e këpucëve, çantave dhe pantallonave. Guxon dhe pëlqen që të krijojë reagime tek të tjerët. Prej vitesh punon në Arkivin e Shtetit. Danjela ka qenë pak a shumë muza e saj, derisa nga mosha 18-vjeçare arriti të gjente stilin e saj. Është natyrë sportive, aq sa mund ta gjesh me tuta gjatë gjithë kohës, por edhe brenda atij sportiviteti do të ketë një element sharmant që ta dallojë nga të tjerët. Pëlqen të luajë jo vetëm me stilet, por dhe me ngjyrat. Ky është çelësi i suksesit të stilit të saj.

Cili është trendi që ju pëlqen më shumë të triave? Këpucët kauboj (në një zë) Merrni nga njëra– tjetra, siç ndodh mes motrash? - “Jo” - thonë dhe qeshin. “Ndoshta është Klodi ajo që merr gjithmonë nga ne të dyja, – shton Danjela me Enkelejdën, - por ne nuk lëmë asnjë dasmë apo eveniment pa u këshilluar me njëra– tjetrën. Kemi dhe një grup të përbashkët e aty sugjerojmë apo marrim mendime të përbashkëta.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.