Hyrja

Living - - LIVING SHTËPI -

karakterizohet nga një dollap inkaso që ofron hapësirë për këpucët dhe varjen e rrobave të përditshme. Veshja e kanatave të dollapit është realizuar me pasqyrë, një element që dyfishon hapësirën e korridorit. Në të djathtë, nëpërmjet një dere me xhama transparentë dhe kasë të zezë, perceptohet qartë dimensioni i sallonit. Ky ambient bën dhe lidhjen me dhomat e gjumit dhe tualetin e përbashkët. Përveçse është projektuar nga Nina dhe Arbri, ky apartament është edhe në pronësi të tyre dhe si i tillë, ishte një sfidë personale, për ta kthyer një apartament tradicional në një strukturë sa komode aq dhe rekreative. Në gjithë këtë hapësirë, minimalizmi i shoqëruar me sistemet e ndryshme, bën diferencën. Të kesh një apartament të bukur tregon shije, por t’i bashkëngjitësh atij komfortin dhe sisteme inovative, do të thotë ta perfeksionosh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.