Këndi tjetër

Living - - LIVING SHTËPI -

i ndenjjes është një divan komod në formën e shkronjës “L”, me module që të mundësojnë t’i japësh formën që do dhe ta kthesh në formën aktuale kur mërzitesh. Përveç tavolinave të mesit, janë përdorur edhe tavolinat që i bashkëngjiten divanit, si mobilie e integruar për të lejuar të konsumosh diçka, t’i lëvizësh si të duash kur të vijnë njerëz për vizitë ose edhe të punosh apo të vizatosh kur të ndihesh i frymëzuar për interiere të reja. Përballë këtij këndi të rehatshëm, në një mur të punuar me mikroçimento, është vendosur një televizor pa mobilie televizori e pa mbajtës dekoderash. Është vetëm një ekran i madh në një hapësirë gri; çdo gjë është minimaliste.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.