TARTË ME KUNGULL DHE DJATHË GORGONZOLA

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT për brumin për tavë me diametër 24 cm:

240 g miell 40 g miell bajameje 50 g fara kungulli të grira shumë imët 6 lugë vaj ulliri 7-8 lugë ujë kripë e piper

PËRBËRËSIT PËR MBUSHJEN:

12 feta të vogla kungulli të verdhë (të prera me trashësi ½ cm) 7-8 domate qershiza 150 g djathë Gorgonzola 2-3 lugë fara kungulli 1 qepë e vogël

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 200° C. 1 Në robot (ose në një tas, me dorë) përziejmë të gjithë përbërësit e brumit. Nëse është nevoja shtojmë edhe ndonjë lugë tjetër ujë, derisa të kemi një brumë homogjen të butë dhe që nuk ngjit. E heqim nga roboti, e punojmë pak me dorë, sa t’i japim formë të rrumbullakët, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në temperaturë ambienti për 30 minuta. 2 Ndërkohë, fetat e kungullit i lyejmë me pak vaj ulliri dhe i pjekim në furrë për 20 minuta. 3 Qepën e prerë në feta jo shumë të holla, e skuqim në tigan me pak vaj, kripë dhe piper. Kur të jetë zbutur, por jo të ketë marrë ngjyrë (shtoni ndonjë pikë ujë) e heqim nga zjarri. 3 Me petës, hapim brumin në formë të rrumbullakët. E shtrojmë në tavën e lyer me vaj e miell ose me letër furre, e shpojmë me pirun dhe e vëmë të piqet në furrë në temperaturën 180° C për, 20 minuta, kështu siç është. Pas kësaj kohe, e mbushim tavën me fetat e kungullit, qepët, domatet dhe djathin të shpërndarë në thërrime. 4 E pjekim edhe për 30 minuta ose derisa peta poshtë të jetë pjekur plotësisht. E shërbejmë të vakët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.