SUPË E PORTO RECANATI

Living - - LIVING KUZHINË -

Supa e Porto Recanati është një nga katër recetat historike të zonës së Marche-s, në Itali, dhe daton që në vitet 900. Si çdo recetë e vjetër, edhe kjo lindi e varfër, nga nevoja për të përdorur peshkun e vogël që zinin peshkatarët dhe që ishte e vështirë të shitej. Prandaj, në këtë recetë përdoren lloje të ndryshme peshku dhe vetëm vaj ulliri. Me kalimin e viteve, kjo recetë ndryshoi e u bë pjatë më e rafinuar, duke zënë një vend të merituar në territorin e Italisë. Sot, për përgatitjen e saj nevojiten jo më pak se 11 lloje të ndryshme peshku.

PËRBËRËSIT PËR 4/6 PERSONA:

1.5 kg peshk miks dhe fruta deti (sepie, barbun etj) – atë që keni 400 ml lëng peshku 1 qepë e vogël 1 bustinë shafran 1/2 gotë verë e bardhë 1/2 gotë ujë i valuar 1 grusht miell vaj ulliri, kripë

PËRGATITJA:

1 Pastrojmë peshkun dhe frutat e detit, u heqim halat dhe luspat. I presim në copa të vogla dhe i thajmë me letër kuzhine. 2 Presim imët qepën, e skuqim në tenxhere me pak vaj ulliri dhe kur ajo të jetë bërë transparente, shtojmë sepiet, i skuqim pak dhe më pas i shuajmë me pak lëng peshku të nxehtë. Shtojmë shafranin, që e kemi tretur më parë me pak ujë të nxehtë, në një filxhan të vogël. I vëmë kapakun tenxheres dhe i lëmë sepiet të ziejnë për 15 minuta. 3 Ndërkohë, peshqit i lyejmë me pak kripë e miell dhe i vendosim me radhë dhe me delikatesë mbi njëri-tjetrin, në një tenxhere. Shtojmë mbi ta sepiet bashkë me lëngun e tyre, lëngun që kishim lënë mënjanë, verën e bardhë, ujin e valuar dhe i lëmë të ziejnë edhe për 15/20 minuta, pa i përzier, por duke e tundur tenxheren me dorë herë pas here, që të mos ngjiten. Pasi të kenë zier, shtojmë pak majdanoz dhe e shërbejmë me feta buke të thekur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.