FILETA PULE ME SALCË SPECI

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:

4 fileta pule 2 speca të kuq, të prerë në kubikë të vegjël ose në rripa të hollë të gjatë 200 ml pana për kuzhinë + 3 lugë pana (do t’i përdorim në fund) gjalpë, kripë e piper

PËRGATITJA:

Mishin e presim në copa të vogla, që i vëmë të skuqen në tigan me pak gjalpë. Kur të marrin pak ngjyrë nga të gjitha anët, shtojmë copat e specit. I përziejmë me lugë druri për pak minuta. Shtojmë panën, kripë e piper dhe i lëmë në zjarr të ngadaltë për 20 minuta, duke i përzier herë pas here. Përpara se ta heqim nga zjarri, shtojmë 3 lugët e panës që kishim lënë mënjanë dhe e shërbejmë me oriz të bardhë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.