ZONIMI FUNKSIONAL

Living - - LIVING SHTËPI -

respekton një skemë mjaft efikase, ku ambientet e ditës janë të ndara nga ato të natës, dhe jo vetëm. Edhe zonat e ndenjjes, gatimit dhe ngrënies kanë hapësira të veçanta dhe të bollshme për t’u arreduar me elemente plotësuese interieri, si dhe për të vënë sa më shumë në dukje stilin (gjë për të cilën

të favorizon sipërfaqja e apartamentit). Pavarësisht nga sipërfaqet e dhomave, në zonën e ditës, parimi open-space nuk venitet, përkundrazi, me ndërhyrje të caktuara arkitekturore, këto ambiente funksionale shkrihen më së miri me njëri-tjetrin, duke respektuar hierarkinë. Madje vazhdimësia e apartamentit është mundësuar nga dera transparente që të përcjell nga zona e ndenjjes në korridor, i cili të çon në dhomat e gjumit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.