KEK ME KOMPOSTO PJESHKASH

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 24 CM:

180 g sheqer 3 vezë 250 g djathë Mascarpone 1 majë thike kripë lëkura e një limoni organik, e grirë në rende 150 g miell orizi + 100 g miell pa gluten komposto pjeshke (rreth 300 g) 12 g sodë për ëmbëlsira

PËRGATITJA:

1 Në robot ose me rrahësen elektrike rrahim vezët me sheqerin për 5 minuta, derisa të bëhen si shkumë. Shtojmë djathin Mascaporne me lugë, lëkurën e limonit, miellin e orizit, miellin dhe sodën me sitë, pa ndërprerë përzierjen e tyre. 2 Shtojmë pjeshkat, të prera në copa të vogla dhe i përziejmë me brumin, me spatul. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell orizi ose të shtruar me letër furre dhe e pjekim për afërsisht 40 minuta. Pasi të marrë ngjyrë sipër, e mbulojmë me letër alumini që të mos digjet. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh dhe, kur ajo të dalë e pastër, keku është gati. E heqim nga tava pas 10 minutash.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.