KEK ME XHINXHER E LIMON

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME VRIMË NË MES OSE DREJTKËNDËSHE:

100 g gjalpë i butë, në temperaturë ambienti 180 g sheqer 4 g xhenxhefil pluhur (½ lugë e vogël ose 1 lugë e vogël, nëse preferoni) lëkura e 2 limonëve organikë 100 ml lëng limoni 80 ml ujë i vakët 150 g miell qiqrash 100 g miell pa gluten 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g) 5 të bardha vezësh një majë thike kripë

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C. 1 Në robot ose me rrahësen elektrike të vezëve bëjmë marengë të bardhat e vezëve dhe i lëmë mënjanë. 2 Në një tas përziejmë me rrahësen elektrike të vezëve ose në robot, gjalpin me sheqerin, xhenxhefilin dhe lëkurën e limonit. Shtojmë lëngun e limonit, ujin, kripën dhe së fundi miellrat dhe sodën me sitë. I përziejmë derisa të kemi një masë homogjene. 3 Shtojmë pjesë-pjesë me lugë të bardhat e vezëve te brumi dhe i përziejmë me shumë kujdes me lëvizje nga poshtë-lart. 4 Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell qiqrash dhe e pjekim për rreth 45/50 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. E heqim nga tava pas 10 minutash.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.