BISKOTA ME ARRË KOKOSI

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

60 g gjalpë i tretur i vakët 50 g sheqer 1 e verdhë veze 1 majë thike kripë 50 g arrë kokosi e grirë 140 g miell orizi 1 vanilje 3 g sodë për ëmbëlsira 2-3 lugë qumësht, sipas nevojës

PËRGATITJA:

1 . Në një tas përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë gjalpin me sheqerin, kripën dhe vaniljen. Shtojmë më pas të verdhën e vezëve dhe pasi të përzihet shtojmë miellin e orizit, sodën dhe kokosin e grirë. I përziejmë derisa të përftojmë një brumë homogjen. 2 . Brumin e mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta në frigorifer. 3 . Pas kësaj kohe ndezim furrën në temperaturën 180° C, i japim formë të rrumbullakët me dorë dhe i vendosim biskotat në tavën e furrës, ku kemi shtruar letër furre. I pjekim për 12/15 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë pak ngjyrë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.