RECETAT E MUFFINS ME BORONICA TË BREE VAN DE KAMP-IT

Living - - LIVING KUZHINË -

Nuk mund të quhen muffins në kuptimin e plotë të fjalës, pasi te këto ëmbëlsira, brumi përzihet shumë pak, por nëse Bree i quan muffins, ashtu do t’i quajmë edhe ne .

PËRBËRËSIT PËR 12 MUFFINS:

240 g miell 200 g sheqer 2 vezë 125 ml qumësht 60 g gjalpë i butë si krem 3 lugë të vogla sodë për ëmbëlsira (16 g) 1 majë thike kripë 1 bustinë vanilje 180 g boronica të freskëta

PËRGATITJA:

Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. 1 . Format për muffins i lyejmë me gjalpë e miell ose u vëmë letër për muffins. Në një tas rrahim gjalpin me sheqerin dhe vezët, derisa të përftojmë një masë kremoze. Hedhim miellin, vaniljen, sodën me sitë, kripën dhe qumështin, dhe i përziejmë mirë që brumi të mos ketë kokrra. 2 . Shtojmë boronicat dhe tani i përziejmë me lugë druri. E shpërndajmë brumin me lugë nëpër forma dhe i vëmë të piqen për 30 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. Fikim furrën dhe i lëmë brenda për 10 minuta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.