USHQIMI INDIAN

Living - - LIVING PERSONAZH -

Në Indi ndesh shumë kultura të ndryshme. Madje edhe nëse udhëton nga një qytet në tjetrin, traditat, mënyra e jetesës, veshjet, ushqimi ndryshojnë. Në fillim Elsa e kishte të vështirë përballjen me ndryshimin klimatik dhe mënyrën e të ushqyerit. Përdorimi masiv i erëzave në kuzhinë ishte një kapërcim shumë i madh nga tradita kulinare e vendit të saj. “Tani, jo vetëm që jam mësuar me ushqimet, - thotë Elsa, por kam mësuar t’i gatuaj ato dhe i pëlqej shumë. E gjithë shoqëria ime këtu çuditet se sa shpejt u mësova me ushqimet indiane. Unë mendoj që po të bënë për vete këto ushqime, nuk arrin të heqësh më dorë prej tyre.” (qesh) Kohët e fundit, Elsa drejton një emision gatimi në “Youtube”, ku mëson ndjekësit të gatuajnë receta indiane. Programi quhet “Itnaa Tasty Hai”, që do të thotë “Sa e shijshme është!”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.