ESKALLOP ME SALCË ME KËRPUDHA

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

eskallop viçi kërpudha porcini ose ato që keni majdanoz kripë, piper miell qumësht verë e bardhë vaj ulliri

PËRGATITJA:

1 Fetat e mishit i shtypim mirë me rrahëse mishi, që të bëhen sa më të holla, i lyejmë me pak miell dhe më pas i skuqim në tigan me 3-4 lugë vaj ulliri. Pasi të kenë marrë ngjyrë nga të dyja anët, i shuajmë me pak verë dhe kur ajo të avullojë, shtojmë qumësht derisa të mbulohen. Në momentin që qumështi ka krijuar salcë bashkë me miellin, fikim zjarrin, vëmë kapakun dhe i lëmë të rrinë ngrohtë. 2 Në një tigan tjetër ngrohim pak vaj ulliri dhe skuqim për pak minuta kërpudhat, të prera në feta të holla. I spërkasim me kripë e piper dhe në momentin që fikim zjarrin shtojmë majdanoz të grirë imët. I hedhim kërpudhat në tiganin ku kemi mishin dhe po të jetë nevoja shtojmë pak qumësht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.