MAKARONA ME DJATHË PHILADELPHIA E PANÇETË

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:

400 g makarona integrale ose jo 200 g pançetë në kubikë 250 g djathë Philadelphia ose djathë tjetër kremoz 1 bustinë shafran vaj ulliri kripë

PËRGATITJA:

1 Ziejmë makaronat në ujë të valuar me kripë. I kullojmë dhe i spërkatim me pak vaj. 2 Ndërkohë që makaronat ziejnë, në një tigan me pak fare vaj skuqim paçetën derisa të bëhet krokante. Shtojmë makaronat në tigan dhe i lëmë për një minutë duke i përzier me lugë druri. 3 Shkrijmë shafranin me pak ujë të nxehtë dhe e përziejmë me djathin Philadelphia derisa të kemi një krem homogjen.

Heqim makaronat nga tigani dhe i përziejmë me kremin e djathit. Sipas dëshirës i shërbejmë me djathë Pecorino ose Parmigiano të grirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.