Panorama (Albania)

GEGA GJEN “PYKËN”, MERR NEZIRAJN

-

Lojtari më i ri që i bashkohet Shqipërisë është sulmuesi i ekipit të Luzernit II, Haxhi Neziraj. 20-vjeçari me origjinë nga Gjakova e ka konfirmuar në vetë të parë afrimin tek U21. “Është shumë e rëndësishm­e për mua si lojtar dhe gjithashtu nder i madh që të përfaqësoj kombin tim”. Ndërkohë, grumbullim­in e Nezirajt e ka konfirmuar edhe trajneri i U-21 të Shqipërisë, Skënder Gega. “Do të jetë në listën e ekipit për ndeshjen kundër Hungarisë. E ftuam në ndeshjet që zhvilluam në Austri. Besoj se ka cilësi mjaft të mira. Luan sulmues, pikërisht aty ku ekipi ynë ka vështirësi pas largimit të Balës dhe Sadikut”, - pohoi dje Gega për “Panorama Sport”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania