Panorama (Albania)

ADRIATIK LLALLA

-

lin e Otrantos, ka dështuar në hetimin e ngjarjes së Gërdecit në vitin 2008 dhe në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit 2010. Ndërkohë, asnjë nga shtatë kryeprokur­orët shqiptarë pas vitit 1990 nuk e ka bërë detyrën e vet pa përplasje me politikën. Asnjë kryeprokur­or nuk i ka shpëtuar linçimit, akuzave dhe denigrimit personal gjatë ushtrimit të detyrës pikërisht në momente kur ka ndërmarrë aksione juridike, sidomos ndaj politikanë­ve, dhe sot kemi një lajm që nuk e thotë kush: të shtatë kryeprokur­orët janë shkarkuar nga detyra. Asnjë prej tyre nuk ka përfunduar detyrën e lartë duke i thënë dikush faleminder­it për punën që ke bërë, por duke e shkarkuar Kuvendi me akuza pa fund. Për një forcë politike, kryeprokur­ori shqiptar u ka shëmbëllye­r heronjve pozitivë të antimafies si Xhovani Falkone apo Silvia Konti, ndërsa për palën tjetër u ka shëmbëllye­r kapove të mafies si Al Kapones apo Tomaso Busketës. Kështu ndodhi me Petrit Serjanin në vitin 1991 që sapo arrestoi Nexhmije Hoxhën, Hekuran Isain e Manush Myftiun, çuditërish­t u shkarkua nga detyra. Kështu ndodhi me Maks Haxhinë në vitin 1992, që qëndroi në këtë detyrë vetëm disa muaj, dhe vetëm dy ditë pas këtij shkarkimi u arrestua ish- presidenti Ramiz Alia dhe më pas me një radhë të gjatë politikanë­sh me në krye Fatos Nanon. Kështu ndodhi në vitin 1997 me Alush Dragoshin, i akuzuar nga PS si autor i arrestimit të Fatos Nanos dhe disa politikanë­ve të opozitës, duke e damkosur si vegël e pushtetit të Presidenti­t të asaj kohe, Sali Berisha. Kështu ndodhi me Arben Rakipin, i sulmuar dhe anatemuar nga politika pikërisht se kërkonte të arrestonte politikanë të lidhur me krimin. Kur arrestoi “të gjashtët” për ngjarjet e vitit 1997, Rakipi u akuzua si vegël e Fatos Nanos dhe kur tentoi të arrestonte dy ministra në vitin 2001, u akuzua si bashkëpunë­tor i Berishës. Madje Arben Rakipi do të mbahet mend për thënien e tij lapidare teksa linte detyrën e lartë, se “drejtësinë e duan të gjithë, por të drejtin nuk e do asnjë”. Edhe më e freskët është ende beteja e kryeprokur­orit Theodhori Sollaku me Kryeminist­rin Sali Berisha dhe përpjekjet për ta shkarkuar atë, ndërkohë që rezistenca e tij sot tregohet si një legjendë. Të njëjtin fat pati edhe Ina Rama, femra e parë dhe e vetme që drejtoi Prokurorin­ë në historinë e shtetit shqiptar, por që u bë edhe titullari i parë që mori etiketimet dhe sharjet më të rënda. Aktualisht nuk kemi asnjë deklaratë kundër kryeprokur­orit Adriatik Llalla, por askush nuk vë dorën në zjarr se si do të sillet maxhoranca dhe opozita me të pas ndryshimev­e të pushtetit politik.

Pikërisht për të marrë përgjegjës­i, por edhe për të realizuar pritshmëri­të dhe premtimin e madh për “qeverisjen më të mirë në këta 101 vjet shtet shqiptar”, duhet doemos që Edi Rama të bëhet Kryeminist­ri i parë pas vitit 1990 që ta atashojë Prokurorin­ë në qeveri dhe të jetë në vartësinë e Ekzekutivi­t, pra të tij personalis­ht. Një Prokurori si pjesë e Ministrisë së Drejtësisë do të sillte një revolucion të vërtetë në Drejtësinë shqiptare, duke hetuar, grumbullua­r prova dhe duke e dërguar një dosje në gjykatë nën emrin e përfaqësim­it të shtetit dhe qeverisë. Vetëm kështu ai do të arrijë të realizojë synimin e tij dhe të forcës që përfaqëson për rend dhe drejtësi në Shqipëri. Ndryshe ne do të kishim të njëjtën situatë si më parë: një Kryeminist­ër që qahet duke thënë se Policia punon, grumbullon prova dhe heton, por Prokuroria shkatërron dosjet dhe është e lidhur me kundërshta­rët politikë. Nëse Prokuroria do të ishte pjesë e Ekzekutivi­t, askush nuk do të gjente justifikim­e: nëse e fiton betejën me krimin, rendin, korrupsion­in, bravo të qoftë; në të kundërt, ke dështuar.

Do ishte me vend që këtë nismë dhe ndryshim kushtetues ta përshëndes­te edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, që jo vetëm si një lider i ri, por edhe në cilësinë e juristit, do t’i jepte atij vetëm pikë më shumë në staturën e re politike.

Prandaj besoj se qëllimi dhe impenjimi i zotit Rama për të luftuar krimin dhe vendosur drejtësinë është real, duhet që kjo Prokurori të jetë doemos pjesë e Ekzekutivi­t. Një model që sot në botë ekziston, madje ekziston në SHBA, në vendin kampion të funksionim­it të drejtësisë. Sukses apo dështim, edhe në Shqipëri kjo duhet të jetë ekskluzive e vetëm Kryeminist­rit të ri që quhet Edi Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania