Panorama (Albania)

BIOGRAFIA, LLAMBI ZIÇISHTI

-

Ziçishti, një nga kirurgët e parë të regjimit komunist, lindi në vitin 1923 në Devoll të Korçës. Mori pjesë në Lëvizjen Antifashis­te Nacionalçl­irimtare që në ditët e para të rezistencë­s kundër okupatorit. Në vitin 1953 përfundoi studimet me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë në Rumani. Pas diplomimit punoi për disa vite në Spitalin e Tiranës në profesioni­n e kirurgut. Në vijim kreu detyrën e drejtorit të Spitalit Numër 2 në kryeqytet dhe atë të dekanit të Fakultetit të Mjekësisë. Në periudhën 1975- 1982 kreu detyrën e ministrit të Shëndetësi­së. Në vitin 1982 u arrestua si një nga pjesëtarët e grupit armiqësor të drejtuar nga Mehmet Shehu dhe u akuzua se në vitin 1973 kishte tentuar të helmonte Enver Hoxhën. U dënua me vdekje( pushkatim) dhe u ekzekutua më 17 shtator 1983.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania