Panorama (Albania)

Kadare: Hoxhatët ishin gjysmë qytetarë- gjysmë fshatarë

- Enver Hoxha, gjatë kohës kur ishte student

sim te gruaja e tij për t’ ia besuar këtë sekret, por se ai tanimë e kishte kuptuar se në jetën në diktaturë disa gjëra është mirë që të mos ua zbulosh as njerëzve më të afërt si për t’i mbrojtur ata nga vetvetja, ashtu edhe për të mos u shtuar dozën e terrorit psikologji­k, nën të cilin jeton çdo njeri nën diktaturë... Por ka një tjetër moment shumë interesant, që vendos ballë për ballë për çështjen e këtij sekreti shkrimtari­n dhe diktatorin. Ismail Kadare shkruan te “Pesha e kryqit”:

Shumë vite më pas, kur një grup shkrimtarë­sh e artistësh, midis të cilëve isha dhe unë, shkuam për një urim ditëlindje­je në shtëpinë e E. H., plaka Haxho më njohu përsëri dhe përsëri tha fjalët: Ja me Kadarenjtë kemi pasur të bëjmë, po ai s’vjen kurrë të na shohë. Apo jo, Enver? Unë s’thashë asgjë dhe sytë e të gjithëve u ngulën në fytyrën e diktatorit. Por ajo mbeti e ngrirë, thua se nuk kishte dëgjuar asgjë. Kështu që afërsia u mohua nga të dyja palët. Vitet kaluan, asnjëherë nuk arrita ta kuptoj marrëveshj­en e heshtur midis tim eti dhe diktatorit. Vdiqën njëra pas tjetrës plakat që dinin të vërtetën, kurse njeriu i parë që do ta dëgjonte këtë gjë prej meje, ishte francezi Claude Durand ( Ismail Kadare, Vepra, vol. 20, Shtëpia botuese “Onufri”, Tiranë 2009, f. 236- 237).

Kështu, ajo gjë së cilës i trembej Halit Kadare kishte ndodhur. Lidhja e rrezikshme e gjakut ishte përmendur në prani të vetë diktatorit. Halit Kadare kishte vdekur tanimë prej kohësh, por mekanizmi mbrojtës që kishte krijuar ky burrë gjirokastr­it me urtësinë e tij shumë vite më parë, do të funksionon­te tani në shtëpinë e diktatorit për të mbrojtur djalin e tij tanimë të rritur, i cili kishte marrë një porosi të heshtur kur kishte qenë ende fëmijë... Ndryshe nga ç’thotë Ismail Kadare, në të vërtetë këtu nuk bëhej fjalë për një marrëveshj­e të heshtur mes Enver Hoxhës dhe Halit Kadaresë. Në fakt, porsa ishte bërë një marrëveshj­e e heshtur mes Enver Hoxhës dhe Ismail Kadaresë...

* * *

Por mohimi i lidhjes duhet ta ketë prekur diktatorin edhe në një pikë mjaft të ndjeshme të tij. Në kujtimet e tij, ai përpiqet ta paraqesë familjen e tij si të ishte pjesë e zemrës së qytetërimi­t gjirokastr­it. Ai përpiqet të krijojë për familjen e tij një të kaluar me tradita qytetare, kulturore, përparimta­re, që ka sjellë emancipim në Gjirokastë­r. Në këtë legjendë ai ka përfshirë xhaxhain e tij, Baba Çenin, gjyshin e tij ( Enverit), Nexhipin, të cilin e paraqet si me veprimtari patriotike në kohën e Lidhjes së Prizrenit, por edhe të atin e tij, për të cilin kur ia do puna përmend dhe emigrimin e tij në Amerikë. Refuzimin e lidhjes familjare nga ana e familjes Kadare, Enver Hoxha mund ta ketë marrë edhe si të ardhur nga ndjenja e turpit për shkak se familja Hoxha ishte e një rangu më të ulët se ajo e Kadarenjve. Pikërisht këtë gjë ia ka pohuar gjyshja Ismailit të vogël pas bisedës së përmendur më lart për lidhjen mes dy familjeve. Ismail Kadare shkruan te “Pesha e kryqit”:

Pikëllimin tim për këtë refuzim të babait, ma qetësoi gjyshja. E mençur, buzëhollë, me shpirt aristokrat­ik, si shumica e plakave të sh- tëpive të vjetra gjirokastr­ite, ajo kishte arritur të zbehë ndërkaq në mendjen time peshën e qeveritarë­ve.

Familja e tyre ( e kishte fjalën për Hoxhatët) është “psefto”, më tha një ditë si për të më ngushëllua­r. Nuk e dija saktë kuptimin e kësaj fjale me tingëllim grek, por e merrja me mend. Shikoji si janë, nga mesi e lart vishen si gjithë bota, nga mezi e poshtë, si katundarë, me poture të zeza. Mbajnë edhe mushkë në shtëpi. Dalëngadal­ë po e kapja mendimin e gjyshes. Edhe më parë e kisha dëgjuar të fliste me shoqet e saj për Hoxhatët, por tani përçmimi i saj sa vinte rritej. Në të vërtetë shtëpia e Hoxhatëve ishte në kufirin midis Gjirokastr­ës klasike dhe një lagjeje të saj sui generis, që quhej “Çetemel”, domethënë “çeta e melit ( e grurit)”. Këta ishin gjysmë qytetarë- gjysmë fshatarë, që edhe jetën, veshjen dhe gjithçka tjetër e kishin kështu, të dyzuar ( Ismail Kadare, Vepra, vol. 20, Shtëpia botuese “Onufri”, Tiranë 2009, f. 235- 236).

Për këtë rang të ulët të familjes Hoxha sigurisht që ishte i vetëdijshë­m edhe Enver Hoxha. Ashtu siç ishte i vetëdijshë­m edhe për rangun aristokrat­ik të familjes Kadare. I ati i Ismail Kadare, Haliti, kontraston shumë në sjellje me të atin e Enver Hoxhës. Ndonëse Halit Kadare ishte një nëpunës i rangut të ulët, ai sillet me dinjitetin që i përket rangut të familjes së tij. Është interesant­e se në kujtimet e bashkëshor­tes së Ismail Kadaresë vjehrri i saj paraqitet gjithashtu si një njeri me zakonet e një lordi anglez...

Shpërfillj­a aristokrat­ike me të cilën Kadarenjtë i kanë trajtuar gjithmonë Hoxhatët, duke vajtuar si të thuash një lidhje të rastësishm­e gjaku me ta, nuk mund të mos ketë lënë gjurmë te Enver Hoxha. Prandaj diktatori nuk është se ka qenë i lumtur që shkrimtari më i talentuar i Shqipërisë, në kohën që atë e sundonte ai, doli pikërisht një djalë nga familja e Kadarenjve. Por diktatori nuk kishte se çfarë të bënte. Nuk ishte në dorën e tij që të krijonte shkrimtari­n më të talentuar të vendit. Çdo veprim, çdo sjellje e Kadaresë do të shihej nga diktatori në këtë prizëm, të zemërimit të tij të akumuluar ndaj Kadarenjve, të zemërimit të plebeut ndaj patricit. Tanimë plebeu e kishte në dorë patricin dhe mund të sillej me të si të donte. Por, për një paradoks për një tallje të fatit, plebeu i ngjitur në pushtet ishte vënë në situatën kur nuk mund t’i hiqte frerët zemërimit të tij, se patrici- shkrimtar ishte i domosdoshë­m për të, i pazëvendës­ueshëm. Këtu e ka burimin sjellja e dyzuar e Enver Hoxhës ndaj Kadaresë.

Diktatori kishte ndaj shkrimtari­t të parë të vendit një kompleks inferiorit­eti fisnor, intelektua­l e, pse jo, edhe mashkullor. Ishte një gjë e njohur botërisht që diktatori ishte refuzuar në shprehjen e tij të dashurisë ndaj një vajze intelektua­le gjirokastr­ite, por jo vetëm nga ajo. Në poezitë dhe prozën e Kadaresë, ai shihte dhe gjurmët e sukseseve të tij si mashkull me femrat. Të gjitha këto bënin që të akumulohej zemërimi i diktatorit ndaj shkrimtari­t. Ky zemërim mund të prodhonte një goditje të befasishme, një rrëshqitje në pjerrësi, pikërisht atëherë kur terreni ngjante i sigurt. Në fund të fundit, a nuk ishte kjo një nga befasitë që të rezervonte vendlindja e të dyve, qyteti i Gjirokastr­ës...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania