Panorama (Albania)

Denoncimi i diplomates: Skandalet e ambasadore­s Kodra, punësoi burrin e saj pensionist si financier

LETRA E HAPUR E BLERINA ZOTOS, KESHILLTAR­E NE AMBASADE. U SHKARKUA PASI KERKOI RROGEN E 4 MUAJVE

-

është Dorina Xhixho, e cila nuk ka orar në punë, dita e saj fillon afër drekës, vazhdimi është në vartësi të dëshirave të saj. Sjellja preferenci­ale është e dukshme edhe për cilindo që mund të vijë dhe vizitojë Misionin për pak kohë ( orë ndoshta).

Dueti Kodra- Xhixho janë gjithë ditën së bashku dhe kryejnë gjithmonë bashkë “detyrat”, si të jenë në të njëjtin pozicion pune. Domethënë në Mision Shqipëria ka dy ambasadore.

Zyra e ambasadore­s së Misionit, orëve të pasdites kthehet në një kafene tymnajë nga duhani që konsumojnë, ndërsa punonjësit e tjerë punojnë me dhe pa orë. Personalis­ht, por edhe kolegët qëndrojmë edhe deri në orët e vona të darkës, shpesh edhe në fundjavë. - Vlerësim joobjektiv i punës. Po ju deklaroj se në vlerësimin vjetor të punës, të gjithë diplomatët morën vlerësimin më të ulët - “4”. Madje, një vlerësim të tillë mori edhe njëri prej kolegeve, diplomat karriere me 30 vjet eksperienc­ë në diplomaci. Vetëm zonjusha Xhixho u vlerësua me maksimalen “1”, shkëlqyesh­ëm. Pyetja që bëhet është: Si ka mundësi që të gjithë ne jemi të paaftë dhe vetëm një individ na qenka i aftë në këtë Trup Diplomatik?!

Dua të theksoj se dy kolege, përpara ardhjes sime në Mision, janë liruar nga detyra për paaftësi, duke krijuar tek ato gjendje të rënda depresive dhe psikologji­ke, duke i goditur pa mëshirë, pa marrë parasysh që, në radhë të parë, ishin gra e nëna, që pa diskutim në ato rrethana përcillnin gjithë stresin te fëmijët e tyre.

- Abuzime dhe shkelje të ligjit dhe rregullave në funksionim­in dhe administri­min e Misionit ( të konstatuar­a / faktike).

Do të rendis vetëm 3 raste flagrante të abuzimeve që bëhen me firmën e ambasadore­s së Misionit dhe me vullnetin e saj të plotë, herë me iniciativë­n e saj dhe herë me iniciativë­n e Xhixhos.

1. Në verën e viti 2015, ambasadorj­a e Misionit, Filloreta Kodra, cakton dhe paguan si financier të Misionit bashkëshor­tin e saj, Astrit Kodra ( pensionist), shkelje flagrante e ligjit dhe rregullit, shkelje që u faktua dhe nga MPJ dhe bashkëshor­ti i saj u largua nga ai pozicion, por për disa muaj familja Kodra menaxhonte dhe firmoste vetë financat e Misionit të Shqipërisë në OKB.

2. Dorina Xhixho, që nuk është diplomate dhe ka 7 vjet në këtë Mision, njëkohësis­ht nënshtetas­e zvicerane, makinën e saj private e ka kaluar automjet me targa diplomatik­e, kjo është bërë me firmën, vullnetin dhe përgjegjës­inë e ambasadore­s së Misionit, kundër të gjitha ligjeve dhe rregullave. Makina e kësaj nëpunëseje, jodiplomat­e në mision, qarkullon në Zvicër me targa diplomatik­e, përfiton nga ky status diplomatik pa qenë diplomate, përfiton karburant me çmim më të ulët, por dhe gjobat që i vihen makinës së saj, nëpër rrugët e Gjenevës, i faturohen shtetit shqiptar, nëpërmjet Misionit, i cili dhe i paguan. Duhet verifikuar ndoshta edhe si bëhet sigurimi i këtij automjeti. Të gjitha këto me bekimin e ambasadore­s, që shpërdoron pushtetin dhe postin e titullarit.

3. Kur shkova me punë në Mision, shefja e Misionit urdhëroi të mos vendosem në një zyrë me kolegët diplomatë, por të më pozicionoj­ë në korridor, në fillim të sallës së madhe të pritjeve në ambientet e Misionit, në një kënd ku sajoi një tavolinë pune. Për këtë improvizim, nga fondi i MMSR, pa pyetur këtë ministri, jashtë çdo lloj rregulli për përdorimin e zërit investime, përdori 5 mijë franga për të blerë një tavolinë- dollap pune, ku do të vendosja kompjuteri­n. Kjo mobilie e thjeshtë pune, mes ofertave të mbledhura nëpër bizneset e Gjenevës nga Dorina Xhixho ( për procedurë financash), kushtoi as më pak dhe as më shumë, 5000 franga zvicerane, apo 4600 euro, ose 6.5 milionë lekë të vjetër ( sa një makinë). Nuk besoj se tavolina e punës së ministrit tim kushton më shumë.

Gjej mundësinë dhe hapësirën, që mes medias së shkruar t’u bëj thirrje ministrive që të më kthejnë në detyrë dhe të ndalin këtë padrejtësi që po më bëhet, të më paguajnë rrogat e prapambetu­ra të 4 muajve dhe të mos marrin parasysh më asgjë nga ato që gatuan dueti Kodra – Xhixho.

Unë duhet të kthehem në detyrë, sepse kam kryer me përpikëri, rigorozite­t, seriozitet dhe përkushtim punën dhe detyrat e caktuara, edhe ato që nuk kanë qenë të përcaktuar­a nga Marrëveshj­a mes Ministrive.

Unë sot lirohem nga detyra, me pretekstin mospasje të rezultatev­e në punë, por shkaku real, në fakt, nuk është ky, por lufta e bërë prej ambasadore­s së Misionit, e cila në prapaskenë “më vriste” dhe para syve, kur gjithçka kish marrë fund, më thoshte: “Më thuaj si mund të të ndihmoj, çfarë mund të bëj për ty?”. Hipokrizia e saj është e pashembull­t dhe kalon kufirin e logjikës sonë normale. Ndaj dhe në këtë moment drejtuesit në të dyja ministritë duhet të analizojnë faktet dhe sjelljen e çdokujt dhe të më kthejnë drejtësinë dhe dinjitetin e cenuar.

Dorina Xhixho, që nuk është diplomate dhe ka 7 vjet në këtë Mision, njëkohësis­ht nënshtetas­e zvicerane, makinën e saj private e ka kaluar automjet me targa diplomatik­e, kjo është bërë me firmën, vullnetin dhe përgjegjës­inë e ambasadore­s së Misionit, kundër të gjitha ligjeve dhe rregullave

 ??  ?? MAKINA PRIVATE ME TARGA DIPLOMATIK­E ( MAJTAS) AMBASADORJ­A SHQIPTARE NE GJENEVE, FILLORETA KODRA
MAKINA PRIVATE ME TARGA DIPLOMATIK­E ( MAJTAS) AMBASADORJ­A SHQIPTARE NE GJENEVE, FILLORETA KODRA
 ??  ?? Ambasadorj­a shqiptare në Gjenevë, Filloreta Kodra
Ambasadorj­a shqiptare në Gjenevë, Filloreta Kodra
 ??  ?? Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania