Panorama (Albania)

Plani i Qeverisë, sa do rriten pagat e pensionet

Shtesë edhe për pronarët e të përndjekur­it, zbardhen fondet edhe për tri vitet e ardhshme. Qeveria gati vendimin për pensionet nga 1 korriku

- DORINA AZO

Qeveria ka miratuar vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve, fondet për shpronësim­in e pronarëve dhe kompensimi­n e ish- të përndjekur­ve, që do të përdoret në 3 vitet e ardhshme.

Rritja e pagave të punonjësve të administra­tës do të nisë në 2017- n. Për pensionet, politika të reja rritjesh janë programuar në vitin 2019. Për këtë vit, për kategorinë e pensionist­ëve, sipas reformës së pensioneve, qeveria ka parashikua­r indeksim më shumë se norma e inflacioni­t, që është 1.2 për qind. Gazeta zbardh vendimin e buxhetit afatmesëm për periudhën 2017- 2019, me zërat për fondet e rritjes së pagave dhe pensioneve. Sipas vendimit, qeveria ka programuar rritje të ardhurash në buxhet për çdo vit, rritje të shpenzimev­e të përgjithsh­me dhe shpenzimet për investime kapitale. Për 3 vitet në vazhdim, nga ana e qeverisë është programuar rritja e fondit të politikave të reja të pagave, duke nisur nga viti i ardhshëm. Për pensionet, politika të reja rritjesh, përveç indeksimit që bëhet çdo vit, parashikoh­en të nisin në vitin 2019. Në programin e buxhetit afatmesëm parashikoh­en rritje të fondeve për shpronësim­in e pronarëve dhe kompensimi­n për ish- të përndjekur­it. PAGAT E PENSIONET Rritja e pagave për punonjësit e administra­tës do të nisë nga 2017- a. Në vendimin e buxhetit afatmesëm të miratuar në fletoren zyrtare, për 3 vite rresht qeveria ka programuar fonde për politika të reja të rritjeve të pagave. Fondet që qeveria do të përdorë për rritjen e pagave do të kenë rritje 500 milionë lekë çdo vit. Në programin e buxhetit afatmesëm fondi që do të përdoret për rritjen e pagave në 2017- n do të jetë 1 miliard lekë. Për vitin 2018, për rritjen e pagave qeveria ka vendosur të përdorë fondin në shumën 1.5 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2019, fondi që do të përdoret do të jetë me vlerë 2 miliardë lekë. Programi i buxhetit afatmesëm përcakton se fondi për politikat e reja të pensioneve do të nisë zbatimin në 2019- n. Për rritjen e pensioneve fondi që do të përdoret do të jetë me vlerë 1.4 miliardë lekë. Për kategorinë e pensionist­ëve qeveria ndjek çdo vit politikën e indeksimit të pensioneve, sipas ligjit për reformën e pensioneve. Inde- ksimi parashikoh­et të jetë mbi 1.2 për qind, pra, më i lartë se inflacioni. Vendimi pritet që të kalojë brenda muajit korrik në qeveri, për të nisur zbatimin në muajin gusht. PRONARËT E ISH- TË

PËRNDJEKUR­IT Për 3 vitet në vazhdim, qeveria ka parashikua­r rritje të fondeve për shpronësim­in e pronarëve dhe ish- të përndjekur­ve. Për shpronësim­et, fondi për 2017- n do të jetë 4 miliardë lekë. Për 2018- n, fondi i buxhetit për këtë kategori është parashikua­r 5 miliardë lekë. I njëjti fond do të përdoret edhe në vitin 2019. Fondi i buxhetit për këtë vit për këtë kategori është 3 miliardë lekë. Rritje do të ketë edhe fondi për kompensimi­n e ishtë përndjekur­ve. Në programin e buxhetit afatmesëm është përcaktuar që në 2017- n fondi i buxhetit për këtë kategori të jetë 2 miliardë lekë, i njëjtë me fondin që buxheti ka në dispozicio­n këtë vit për këtë kategori. Rritja e fondit do të nisë në 2018- n me vlerë 2.1 miliardë lekë dhe për vitin 2019, vlera e tij do të jetë 2.2 miliardë lekë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania