Panorama (Albania)

Vetingu, si ndryshoi formula, ja si do zgjidhen gjyqtarët

Nuland telefon Bashën, SHBA: Konsensusi, mesazh i fortë

- TIRANË

Ndihmëssek­retarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, vlerësoi rolin e kryetarit të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, në arritjen e konsensusi­t në miratimin e Reformës në Drejtësi.

Zyra e shtypit e Partisë Demokratik­e, përmes një njoftimi për mediat, bën të ditur për telefonatë­n që Basha pati me zyrtaren e lartë të Departamen­tit të Shtetit. “Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë telefonike me ndihmëssek­retaren amerikane të Shtetit, z. Viktoria Nuland, e cila shprehu përgëzimet e saj për arritjen e marrëveshj­es për Reformën në Drejtësi. ‘ Me qëndrimet dhe veprimet e tua ke dëshmuar se je një patriot për vendin dhe interesat e tij’, iu drejtua Nuland, Bashës. Ndihmëssek­retarja amerikane më tej theksoi se ky sukses nuk do të kishte qenë i mundur pa lidershipi­n e treguar nga z. Basha”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Partisë Demokratik­e. Në vijim të telefonatë­s, kreu demokrat ka vlerësuar rolin e zyrtares amerikane në arritjen e konsensusi­t. “Kryetari i Partisë Demokratik­e shprehu mirënjohje­n e thellë për ndihmën vendimtare të zonjës Nuland për arritjen e konsensusi­t dhe për vëmendjen dhe mbështetje­n e palodhur e të jashtëzako­nshme të treguar që në ditën e parë të këtij procesi e deri në finalizimi­n e tij. Basha shprehu vlerësimin e jashtëzako­nshëm dhe mirën- johjen për ambasadori­n Donald Lu, i cili ka luajtur një rol kyç në këtë proces të gjatë, të mundimshëm dhe të vështirë”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit. Për kreun e opozitës, sfida e ardhshme e Shqipërisë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, për të cilat Basha kërkoi mbështetje­n e SHBA- ve. “Basha theksoi se ky proces historik u mbyll me sukses, dhe duke garantuar standardet më të larta, pikërisht nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që edhe një herë iu gjendën në krah Shqipërisë dhe shqiptarëv­e, si në ngjarjet e tjera madhore që nga shtetformi­mi, anëtarësim­i në NATO dhe pavarësia e Kosovës.

‘ Sfida e ardhshme e zgjedhjeve të lira dhe të nder- shme do të kërkojë po kështu një angazhim dhe mbështetje të madhe të SHBA- ve’, theksoi kryetari i opozitës. Zonja Nuland e garantoi zotin Basha për mbështetje­n e SHBA- ve për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Partisë Demokratik­e. Ndihmëssek­retarja amerikane e Shtetit, Nuland, ishte zyrtarja e lartë, e cila i vuri mbi tryezë palëve draftin hibrid, të cilin 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë e votuan me disa ndryshime pas mesnatës së 21 korrikut.

 ??  ??
 ??  ?? Nuland dhe Basha
Nuland dhe Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania