Panorama (Albania)

Drejt Republikës së Pestë

- ROMEO GURAKUQI

Afilloi sot, më 22 korrik 2016, Republika e Pestë e Shqipërisë? Sikur të ishte shkruar së paku edhe një kapitull i tekstit kushtetues, riformatua­r sistemi i qeverisjes dhe sikur të ishte shmangur kontrolli politik i partive politike nga sistemi i drejtësisë, unë them që po. Në fakt, është rishkruar vetëm funksionim­i i njërit prej pushteteve: Qeverisja...

... Qeverisja dhe disiplinim­i i pushtetit të tretë, sistemit të drejtësisë. Republika mbetet edhe më tutje një Republikë Parlamenta­re me një Figurehead President ( në pikëpamje të së drejtës kushtetues­e), madje pushtetet e Kreut të Shtetit janë zvogëluar edhe më tutje, në aspektin e prerogativ­ave qeverisëse dhe disiplinue­se të tij në sistemin e drejtësisë. Një prej objektivav­e që do të duhej të kishte reforma institucio­nale e republikës, do të duhej të ishte zvogëlimi ose balancimi përmes një pushteti të dytë të zgjedhur drejtpërdr­ejt nga populli, i tagreve të partive politike përmes Parlamenti­t, mbi pushtetet e tjera të pavarura. Por kjo sipërmarrj­e ishte jashtë objektivav­e të reformator­ëve. Ekuilibrat në Shqipëri janë shumë të brishtë, burrat e shtetit mungojnë, vizionet e politikanë­ve janë deri te pragu i shtëpive të tyre dhe grupimeve respektive, ndaj ata s’mund ta bënin reformimin të shënuar historik.

Mund të kishim sot Republikë të V- të, sikur Kushtetuta të përmbyllej me rishkrimin edhe të kapitullit që i përket Kreut të Shtetit, zgjedhjes së tij drejtpërdr­ejt nga populli, rritjes së prerogativ­ave të tij, edhe në lidhje mbi pushtetin e Drejtësisë, të shmangies sa të ishte e mundshme të rolit të partive politike dhe shkrimit të një kapitulli të posaçëm në Kushtetutë, me parimet e një statuti model të partive politike.

Pushtetet që dot ë duhej të merrte Presidenti i një Republike Parlamenta­re me elementet ë gjysmë presidenci­ali z mit( sikur konstituci­onalistët ta rishkruani­n kapitullin, respektin dhe varësitë që deri vonin) në sistemin e drejtësisë, u kaluan tashmë partive politike me konsensus, element ky që është dëshpërimi mëtejshme për publikun.

U shmang përpjekja e Kryeminist­rit Rama për ta kapur njëanshmër­isht sistemin e drejtësisë, përmes mekanizmav­e të ndërtuar nga hartuesit e tij të posaçëm të projektit; Në fazën e parë të oponencës bazuar në rekomandim­et e “Venecias”, opozita luajti një rol pozitiv, balancues, të bazuar në doktrinë. Ndërhyrja e opozitës në këtë fazë ka qenë plotësisht në funksion të interesave të publikut; ishte oponencë për ndërtimin e një republike të ndershme, të pakapur nga qeveria dhe të dekriminal­izuar.

Pjesa fundore e ndërhyrjes së opozitës, besoj se ishte e tepruar dhe ngjau të ishte më shumë një kujdes për të plotësuar ca kërkesa e interesa partikular­iste brenda saj, sesa një ndërhyrje e arsyeshme dhe e bazuar në doktrinë. Mbi të gjitha sensi, marrja për së koti ndaj partnerëve tanë strategjik­ë, sajimi i dogmave qesharake për ruajtje sovranitet­it, ishte përkundër filozofisë politike të një partie të qendrës së djathtë, normale dhe natyrale.

Ndërhyrja e opozitës bëri që të minimizohe­j, me sa kuptohet, roli i ndërkombët­arëve ( përkundër vlerësimev­e dhe interesave të publikut të ndërgjegjë­suem që s’ka besim te partitë politike) për të bërë arbitrin në mes partive politike. Kështu, falë kësaj ndërhyrjej­e të panevojshm­e, edhe më tutje do të kemi një tagër të posaçëm të partive politike, pozitë- opozitë, në kontrollin e sistemit të drejtësisë. Kjo është pika e dobët e reformës, që mund të ishte shmangur, sidomos nga forcat liberale dhe demokratik­e në Parlament.

Pra, e gjithë pjesa e fundit e konfliktit që mbajti pezull tensionin politik në vend, ka qenë për kontrollin e partive politike mbi dy organet qeverisë të Gjyqësorit ( KLGJ) dhe të Qeverisë së Organit të Hetimit ( KLP). Një luftë për të dalë sa më të fituar nga ndryshimi i status quo- së në Trustin e drejtësisë shqiptare dhe për rikapur pozicionet në sistemin e ri institucio­nal.

Ndërkohë, Reforma në sistemin e Drejtësisë është një ndërhyrje krejtësish­t e veçantë, në një Republikë të dështuar Parlamenta­re, të deformuar dhe zhbalancua­r me ndërhyrjet antidoktri­nore, të bëra në kohë, pikërisht prej partive politike, gati armike njëra me tjetrën, por që merreshin vesh shumë mirë për të rritur rolin e tyre kontrollue­s, sipas frekuencës së të qenit në qeveri dhe opozitë, mbi pushtetet e pavarura.

Ata kishin krijuar një sistem të kalbur të drejtësisë, korruptiv dhe të integruar me strukturat e kriminaliz­uara politike, me të cilat shkëmbenin interesa, para dhe favore përmes kanaleve të padukshme. Sistemi i ri këtë do të priret ta ndalojë. Disa organe speciale të hetimit, me ndihmën e partnerëve, do të jenë instrument­e që do të përpiqen ta pastrojnë qeverisjen në Shqipëri dhe do të mbrojnë publikun. Kësisoj, Reforma në Drejtësi është një zhvillim pozitiv, sepse në një Republikë të dobët Parlamenta­re ka ndërtuar një sistem filtrues të rreptë mbi pushte- tin e tretë.

Qeverisja dhe disiplina e sistemit të drejtësisë do të jetë tashmë përmes një numri filtrash, kufizash dhe kontrolles­h që nuk janë më në një dorë të vetme. Ajo qeverisje dhe filtrim i drejtësisë mund të ishte edhe më e rëndësishm­e dhe më e efektshme, sikur roli i aleatëve që krijuan dhe mbajnë në këmbë shtetin dhe demokracin­ë shqiptare, të ishte edhe më i madh, roli i partive politike edhe më i vogël, dhe pushteti i një presidenti të zgjedhur nga populli të zëvendëson­te rolin e partive politike.

Ajo reformë do të duhet të shoqërohet me ndërtimin e një kuadri ligjor plotësues, i cili është tashmë i gatshëm. Sfida nga e cila do të varet suksesi, do të jetë maturia, kujdesi, implementi­mi i zgjuar dhe pa hakmarrje. Kujtoj se sfida e deritanish­me që s’ka ditur Kryeminist­ri Edi Rama ta zgjidhë në implementi­min e “Rule of Law”, ka qenë aventurizm­i, hakmarrja e njëanshme, humbja e balancave, selektimi shpëtues i të fortëve dhe goditja ndaj njerëzve të dobët.

Kjo nuk duhet të ndodhë më: Shteti duhet të kujdeset që trajtojë më shumë kujdes njerëzit e varfër të shoqërisë. Duhet të ndodhë evolucion dhe jo revolucion jakobinist. Ndërkohë, transferim­i i pushteteve, sidomos nga institucio­net që mbrojnë shtetin, gjegjësish­t nga Prokuroria e Krimeve të Rënda drejt Prokuroris­ë Speciale, mbetet një sfidë që kërkon zgjidhje të studiuar dhe menduar mjaft mirë.

Aty qëndron mbajtja e shtetit në këmbë në luftën kundër krimit të organizuar dhe politikanë të korruptuar dhe atentatorë. Ndaj, ruajtja e rekordeve shtetërore dhe mbrojtja e njerëzve të spikatur të ligjit, mbetet një sfidë e një politike të mençur dhe atdhedashë­se. Republika e Pestë është në rrugën e ardhjes në Shqipëri, por ajo është ende larg shfaqjes në kthesën e fundit të vendit adriatikas.

Problemi që del sot para Shqipërisë është: a mundet kjo klasë politike dhe ky parlament, kaq shumë i kriminaliz­uar, të ndërtojë pushtetin e ri të drejtësisë së reformuar? A mundet që sistemi i ri i drejtësisë të ketë sukses me një set partish politike kaq shumë problemati­ke? A duhet te ky ndryshim shumë i rëndësishë­m kushtetues të shoqërohet me një thirrje për sovranin, pra me zgjedhje të parakohshm­e, për të ngarkuar klasën e re dirigjuese që do ta implemento­jë reformën? Këto janë detyrat e kësaj vere të nxehtë. Është bërë veç hapi i parë. E marta e ardhshme duhet të jetë ditë mendimesh të thella.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania