Panorama (Albania)

A do të bjerë qeveria?

- LEONIDHA MËRTIRI

Nërrugën e gjatë e të mun dimshme për miratimin e Reformës në Drejtësi, nuk munguan parashikim­e nga më të ndryshmet për rënien e qeverisë aktuale. Mosmiratim­i i saj për mungesë të 94 votave, sipas këtyre parashikim­eve, mund ta çonte Ramën në vetëtërheq­je. Kjo do të thoshte rënie e qeverisë dhe për rrjedhojë, hapjes rrugë të zgjedhjeve të reja...

... Deklarata e fundit e Ilir Metës se miratimi i Reformës në Drejtësi do të shoqërohej nga një qeveri teknike, për të shkuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme, u gjykua si e tillë: një pjesë e qeverisë kishte rënë dhe që do të zihej ndënë vete nga pjesa tjetër. Pra, kështu do të binte dhe Rama. Disa media të shkruara dhe vizive e shihnin këtë të fundit si ish- kryeminist­ër. Retorika që zënë retorikën, në përpjekje për t’iu përgjigjur pyetjes aq të pranishme: A do të bjerë qeveria? Parashikim­e për apokalips, madje, lulëzim paranojash.

Është e vërtetë që “ngricat”, në një formë apo në tjetër, ranë në sy mes liderit të Partisë Socialiste dhe atij të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kur ky i fundit u shfaq me deklaratën e mësipërme. Shenjat e kësaj ngrice midis këtyre dy aleatëve, të dukshme apo të nënkuptuar­a, janë vërejtur herë- herë edhe gjatë kësaj periudhe qeverisjej­e. Kështu, dhe më tej, aludohej për zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re me një qeveri teknike. Gazeta prestigjio­ze amerikane “Washington Post”, pas mosmiratim­it të Reformës në Drejtësi, shihte të mundshme “të fundoset qeveria, duke shkaktuar zgjedhje të reja dhe se dështimi do të rezultojë me refuzimin e anëtarësim­it në BE”. Gjatë kësaj periudhe nuk munguan edhe shantazhet, duke u bërë pjesë e pandarë në kërkimin e rrugëve për miratimin e reformës.

Tani, kur jemi në një fazë tjetër, pas mira- timit me konsensus të Reformës në Drejtësi, pyetja se “A do të bjerë qeveria?”, pavarësish­t nga ngjyrat, vazhdon të jetë prezente. Kjo prezencë motivohet në vetvete edhe nga ajo deklaratë e Metës gjatë ngërçit të reformës. Pra, a do të bjerë qeveria? Mendoj se ajo nuk do të bjerë. Faktorët që ndikojnë janë të ndryshëm. Po e argumentoj këtë, duke u ndalur në disa prej tyre:

Së pari, Rama nuk është i interesuar aktualisht ta heqë qafe Metën. Pavarësish­t, çfarë thuhet në këtë drejtim, ai do qëndruesh- mërinë e qeverisë. Ndërkohë, të dyja palët nuk mund të tërhiqen nga një paketë angazhimes­h. Pse? Sepse çdo largim i një partie do të lexohet si hipokrizi ndaj Reformës në Drejtësi, të sapo miratuar, si braktisje, kur ajo tani fillon frymëmarrj­en si reformë. Implementi­mi i saj, është e qartë, do të jetë një betejë jo afatshkurt­ër, për t’u rikthyer njerëzve normalisht besimin te drejtësia, pra, te vetë demokracia, që ajo të mos mbetet tek ata si diçka iluzive.

Së dyti, Lëvizja Socialiste për Integrim u investua shumë më tepër për reformën sesa ishte e nevojshme. Ajo mori përsipër gjëra më shumë nga ç’duhej. Po kështu, u angazhua përmes një veprimtari­e të gjerë ndërmjetës­imi midis palëve të larguara PSPD. Në këtë kuadër u ofruan gjithashtu shpjegime teknike, veçanërish­t nga ministri i Drejtësisë, që opinioni i priste dhe nuk i gjente gjëkundi, sidomos lidhur me përmbajtje­n e ligjit, mekanizmat veprues, vetingun e famshëm, por edhe me hapat e mëtejshëm të implementi­mit të Reformës në Drejtësi. Ky investim nuk qe i vogël edhe me të huajt. Pra, tërë këtë investim vështirë që LSI- ja ta lërë në mes të rrugës.

Së treti, ndërkombët­arët mendojmë se do të jenë edhe më tej për ruajtjen e statuskuos­ë së qeverisë dhe do të ndikojnë në hapat e mëtutjeshë­m pas miratimit të Reformës në Drejtësi.

Së katërti, karakteri i vetë Metës. Pavarësish­t, nëse “martesa” e prillit 2013 ishte apo jo e gabuar, gjë që nuk po ndalemi në të, realiteti ka treguar se Ilir Meta i respekton kontratat. Koalicione­t e deritanish­me që ai ka bërë nuk janë lënë përgjysmë, por i ka çuar deri në fund ato, pa humbur marrëveshj­en kryesore, mbi shtyllat e së cilës u ngrit dhe kjo qeveri e sotme.

Në këtë rrugëtim të përbashkët mendojmë se fillimngri­ca e shfaqur midis dy aleatëve, edhe pse jo me shumë lehtësi, do të ketë gradualish­t një ngritje temperatur­e të saj, deri aty sa kjo qeveri të mos bjerë dhe për të shkuar normalisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania