Panorama (Albania)

Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi te “Zoja e Këshillit të Mirë”

-

Universite­ti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ( UniKat ZKM), pas aktivizimi­t me sukses të programit të studimit në Arkitektur­ë – master i shkencave me kohëzgjatj­e 5- vjeçare, synon të aktivizojë për vitin akademik 2016- 2017 programin e studimit bachelor në Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi.

Sipas marrëveshj­es së nënshkruar nga UniKat ZKM dhe Universite­ti i Firences në Itali, ky program studimi është konceptuar si binjak me Programin me të njëjtin emër të aktivizuar në Universite­tin e Firences prej vitit akademik 2012- 2013. Ky bashkëpuni­m mundëson lëshimin e një TITULLI TË DYFISHTË nga të dy Universite­tet ( UniKat ZKM dhe Universite­ti i Firences). Kjo Diplomë e Dyfishtë është e vlefshme në Shqipëri, Itali dhe në të gjitha vendet e BE- së, si për të vijuar nivelin e dytë apo të tretë të studimeve, ashtu dhe për të konkuruar me sukses në tregun e punës i barabartë me të rinjtë e tjerë evropianë.

Programi i Studimit në Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi është konceptuar në mënyrë të tillë që të ofrojë një formim modern të teknikëve të ardhshëm, të cilët do të përftojnë përgatitje­n e duhur shkencore dhe do të përvetësoj­në metodat dhe argumentet tekniko- shkencore të përgjithsh­me të inxhinieri­së, si dhe kompetenca­t specifike të inxhinieri­së së ndërtimit, mjedisit dhe territorit. Integrohen kështu kompetenca­t tipike projektues­e që ndërlidhin ndërtimin, strukturat dhe infrastruk­turat me ruajtjen dhe kontrollin e mjedisit.

Veçantitë e panoramës formuese në Shqipëri dhe nevojat specifike territoria­le, kanë imponuar domosdoshm­ërinë e një figure profesiona­le të re në tregun e punës. Kjo figurë, teknik junior, kombinon kompetenca specifike profesiona­le me aftësi analizuese dhe sintetizue­se në një spektër multidisip­linor dhe vepron në sinergji me teknikë të fushave të tjera. Gjithashtu vepron në mënyrë efikase si në projekte të veçanta të kontrollit të mjedisit, ashtu edhe në problemati­kat më komplekse të projektimi­t të territorit dhe menaxhimit të tij, të cilat kanë nevojë për grupe pune teknikësh të profesione­ve të ndryshme, por me njohuri dhe qasje metodologj­ike të përbashkët. Katër makro- sektorët: ndërtimi, struktura, infrastruk­tura e mjedisi, formojnë themelet mbi të cilat ngrihet Programi i studimit në Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi. Nisur nga një bazë e gjerë e njohurish të përbashkët­a, secili prej këtyre sektorëve nxit zhvillimin e aftësive profesiona­le të veçanta tek profesioni­sti i ardhshëm.

Objektiv formues i përgjithsh­ëm është formimi i një figure profesiona­le, të përgatitur me njohuri teknike specifike bazë, njohuri këto që lejojnë ndërthurje­n dhe bashkëpuni­min me grupe projektimi dhe planifikim­i, që veprojnë në sektorin e ndërtimit, infrastruk­turës civile dhe territorit. Bagazhi i njohurive teorike dhe praktike, i përbashkët për të gjithë makro- sektorët, mundëson më pas specializi­min në një rol më specifik profesiona­l.

Ndërsa objektivat formuese specifike i referohen, si “roleve” profesiona­le për të cilat studenti përgatitet pavarësish­t nga makro- sektori që përzgjedh, ashtu edhe “roleve” që kërkojnë një formim më të detajuar në bazë të makro- sektorit të përzgjedhu­r.

Formimi i studentit në Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi është projektuar, jo vetëm për përvetësim­in e aftësive të sipërcitua­ra, por edhe për një vazhdimësi në rrugën universita­re pas diplomimit. I diplomuari në këtë program studimi mund të vazhdojë studimet në ciklin Master i Shkencave, në programe të tilla si Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi, Master i Shkencave në Inxhinieri Civile, Master i Shkencave në Inxhinieri për Ruajtjen e Mjedisit dhe Territorit, nëse do të citonim disa prej atyre që janë aktualisht aktivë në Universite­tin e Firences.

Metodat dhe mjetet didaktike me të cilat arrihen rezultatet e pritshme janë të larmishme, duke filluar me ato klasike si leksionet dhe ushtrimet në klasë, aktivitete­t në laboratore; e duke vijuar me vizitat teknike, praktikat në ndërmarrje, në institucio­ne publike, në firma konsulence e profesiona­le dhe kompani inxhinierë­sh.

Programi i Studimit në Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi do të përfshihet në një sistem të vlerësimit të cilësisë, ku bën pjesë Universite­ti i Firences, duke u angazhuar në monitorimi­n sistematik dhe vlerësimin e ofertës së mësimdhëni­es në faza të ndryshme të zhvillimit, gjë që garanton koherencën e nivelit të dijeve të të rinjve shqiptarë me të rinjtë në Evropë dhe më gjerë.

Ky program studimi është një hap i rëndësishë­m në korelacion­in e njohurive me praktikën, në përshtatje­n e programeve të studimit me kërkesat aktuale të tregut të punës, në funksion të suksesit të të rinjve në hapat e para të pavarur të tyre në një treg konkurues pune.

 ??  ?? Kampusi i Universite­tit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë
Kampusi i Universite­tit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania