Panorama (Albania)

Grabitja e Rinasit, gjendet furgoni i autorëve

Automjeti pa targa u gjet pranë "Pallatit me Shigjeta"

- ETLEVA DELIA

Furgoni i përdorur nga grabitësit e 1 milion eurove në pistën e Aeroportit të Rinasit është gjetur i braktisur në afërsi të "Pallatit me Shigjeta", në Tiranë.

Automjeti i bardhë, tip "Ford", pa targa, ndodhet i sekuestrua­r prej 10 ditësh në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ekspertët po kryejnë ekzaminime­t e nevojshme për administri­min e provave. Megjithatë, burimet thanë se deri tani ende nuk është gjetur asnjë gjurmë gishtash apo ndonjë mbetje biologjike që të çojë në identifiki­min e autorëve. Furgoni është gjetur në Tiranë mbrëmjen e datës 12 korrik dhe ka të njëjtat karakteris­tika me mjetin të fiksuar nga kamerat e sigurisë përg- jatë rrugës nga Rinasi në Laknas e deri në Kamzë. Një automjet i ngjashëm, furgon mallrash i bardhë, është përdorur nga grabitësit e Rinasit për t'u larguar nga vendngjarj­a, pasi i vunë flakën makinës "Benz", me të cilën u futën brenda pistës së avionëve. Për këtë arsye, grupi hetimor dy- shon se bëhet fjalë për të njëjtin automjet. Furgoni po mbahet tashmë në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, si një provë mjaft e rëndësishm­e për hetimin e ngjarjes. Burime konfidenci­ale nga Policia e kryeqyteti­t thanë se në vëzhgim po mbahen 2 grupe kriminale, një në zonën e Burrelit dhe një grup tjetër me tendencë grabitjet, ku bëjnë pjesë edhe disa shtetas kosovarë me precedentë të mëparshëm penalë. Hetimet po udhëhiqen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi ka dyshime se vepra është kryer nga një grup i strukturua­r kriminal, i cili mund të ketë kryer edhe grabitjet e tjera të bankave gjatë 18 muajve të fundit. Burimet thanë se hetimet po vijojnë me intensitet për identifiki­min dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes. Ndërsa dosja hetimore, që fillimisht ishte në Policinë e Durrësit, i ka kaluar Policisë së Tiranës, për shkak të di- namikës së ngjarjes, por edhe për mungesë të kapaciteti­t të nevojshëm për ta hetuar këtë ngjarje të rëndë nga Komisariat­i i Krujës, ku u referua fillimisht ngjarja. Megjithatë, deri tani ende nuk ka një të dyshuar konkret si autor të grabitjes spektakola­re të ndodhur në Aeroportin "Nënë Tereza".

 ??  ?? Makina e djeguar e autorëve të grabitjes
Makina e djeguar e autorëve të grabitjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania