Panorama (Albania)

Konsensusi, Meta falënderon Kukan dhe Fleckenste­in

-

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, falënderoi eurodepute­tët, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenste­in, për kontributi­n që dhanë në arritjen e konsensusi­t mes palëve në Kuvendin e Shqipërisë. Zyra e shtypit pranë kreut të Kuvendit njofton se “Kryeparlam­entari Meta zhvilloi një bisedë telefonike me eurodepute­tët, z. Eduard Kukan dhe z. Knut Fleckenste­in”.

“Gjatë bashkëbise­dimit me z. Eduard Kukan, kryetari Meta e falënderoi për rolin e tij dhe të Partisë Popullore Europiane në miratimin e Reformës në Drejtësi. Z. Meta e vlerësoi konsensusi­n e arritur si vendimtar për suksesin e Reformës në Drejtësi. Eurodepute­ti, z. Eduard Kukan, falënderoi kryetarin e Kuvendit, z. Ilir Meta, për konsensusi­n dhe theksoi se tashmë Shqipëria është më europiane se dje”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit. Meta e ka cilësuar vendimtar rolin e tyre në arritjen e konsensusi­t. “Kryetari i Kuvendit vlerësoi dhe rolin e eurodepute­tit, z. Knut Fleckenste­in, si vendimtar për arritjen e konsensusi­t. “Roli juaj ka qenë vendimtar për konsensusi­n. Mirënjohje për përkushtim­in tuaj”, tha z. Meta. Eurodepute­ti Fleckenste­in u shpreh se Shqipëria ka tashmë një perspektiv­ë europiane të qartë”, thuhet në njoftimin e zyrës së kreut të Kuvendit. Menjëherë pas miratimit të Reformës në Drejtësi, raporteri për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian, Knut Fleckenste­in, përmes një mesazhi në “Facebook”, tha se do të kërkojë hapjen e negociatav­e me Shqipërinë pas këtij votimi. “Sa ditë e bukur për Shqipërinë! Reforma gjyqësore është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Tani kolegë të mi në Parlamenti­n Europian do të kërkoj nga Këshilli Europian të vendosë për hapjen e negociatav­e për anëtarësim sa më shpejt të jetë e mundur. Një hap i mëtejshëm i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”, shkruan Fleckenste­in në një status të tij në “Facebook”. Ai nuk sheh asnjë humbës nga ky miratim. “Kush janë fitues, kush humbës, pas gjithë debateve e diskutimev­e dhe betejave? Unë nuk mund të shoh ndonjë humbës, dhe mua nuk më pëlqejnë diskutime të tilla idiote. Por unë jam i sigurt, nëse ne të gjithë do të punojmë shumë, në qoftë se ne të gjithë i kushtojmë vëmendje, nëse ne jemi të durueshëm, por të drejtë, fitues do të jetë brezi i ri”, shkruan ai.

 ??  ?? Meta dhe Fleckenste­in
Meta dhe Fleckenste­in

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania