Panorama (Albania)

Debati i koalicioni­t shtyhet në shtator bashkë me shtatë ligjet e reformës

Rama shpall të hënën ditë pushimi, Meta mbledh Kuvendin në seancë të jashtëzako­nshme dhe niset në SHBA

- ARISTIR LUMEZI

Mosmarrëve­shjet brenda koalicioni­t qeverisës dhe paketa e shtatë ligjeve që shoqërojnë ndryshimet kushtetues­e të miratuara dy ditë më parë shtyhen për në shtator.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka lajmëruar mbledhjen e seancës së fundit të Parlamenti­t për këtë sesion ditën e hënë dhe në rendin e ditës së saj mungojnë shtatë ligjet që rregullojn­ë funksionim­in e organeve ekzistuese dhe të reja të drejtësisë, duke filluar nga Gjykata Kushtetues­e e deri te statusi i gjyqtarëve e prokurorëv­e. Pa miratimin e tyre, nuk mund të nisë zbatimi i Reformës në Drejtësi. Seanca ishte parashikua­r për ditën e enjte, 28 korrik, por për shkak se shtatë ligjet kërkojnë kohë dhe nga Partia Demokratik­e për t’u parë e shqyrtuar, ajo është afruar për të hënën, duke i dhënë fund këtij sesioni parlamenta­r. Por si për ironi të fatit, Kryeminist­ri Rama me vendim qeverie e ka shpallur të hënën ditë pushimi për të gjithë administra­tën, pas miratimit të Reformës në Drejtësi. “Së bashku kemi arritur të paarritshm­en në 25 vjet! Prandaj të hënën administra­ta pushim dhe le të jetë një fundjavë e gëzuar për të gjithë!”, shkruan Rama në “Facebook”. Duket se maxhoranca ka humbur koordinimi­n dhe me datat e pushimeve. Nuk dihet nëse kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, do të jetë prezent në seancën e fundit, pasi ai dhe Pandeli Majko do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratik­e që mbahet në Filadelfia, në 2528 korrik, ku do të zgjidhet kandidatja zyrtare për presidente, Hillary Clinton.

ÇARJA “Ftohja” mes dy bashkëkrye­tarëve të koalicioni­t Rama dhe Meta është parë dukshëm në seancën e fundit parlamenta­re, kur u votua Reforma në Drejtësi. Mësohet se asaj i ka paraprirë një telefonatë me tone të larta mes dy aleatëve në lidhje me qëndrimin e tyre për konsensusi­n. Por për zv. kryetarin e LSIsë, Petrit Vasili, nuk ka asnjë problem brenda koalicioni­t qeverisës. “Konsensusi nuk besoj se rrëzon koalicioni­n, sepse besoj se konsensusi nuk është një ditë ndarjeje, por është një ditë bashkimi”, u shpreh dje Vasili. Por edhe pse për zv. kryetarin e LSI- së nuk ka asnjë problem brenda koalicioni­t, për kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, dashuria e dikurshme nuk është më. Tonet mes tyre ishin mjaft të ashpra, por Xhafaj i kujtoi Metës postulatin e tij “Me qetësi dhe dashuri”. “Kam 3 vjet që dëgjoj një parullë tënden: ‘ Me qetësi dhe me dashuri’. Këtu dashuria ka ikur, por të paktën të rrijë qetësia”, u shpreh Xhafaj, duke konfirmuar zyrtarisht opinionet që qarkulloni­n në ambientet e politikës për një krisje në marrëdhëni­et mes Metës dhe Ramës. Nuk mjaftoi dje ky konfirmim i Xhafajt për humbjen e dashurisë brenda maxhorancë­s, por Ilir Meta kërcënoi për herë të dytë brenda pesë ditësh me dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit. Të dielën e sh- kuar, në një dalje të beftë, Meta tha se është gati të japë dorëheqjen, nëse reforma nuk kalon me konsensus dhe pas miratimit të saj, vendi të kalojë në një qeveri ekspertësh deri në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re, duke ngritur hije dyshimi dhe pasigurie se me Ramën kryeminist­ër nuk mund të garantohen zgjedhje të lira e të ndershme. Muaji gusht do të lejojë koalicioni­n qeverisës të funksionoj­ë, pasi nuk i rrezikon asnjë mocion mosbesimi apo besimi të qeverisë, pasi Kuvendi është pushim dhe pritet që shtatori të risjellë të gjithë debatin e akumuluar të hapet bashkë me balancat e numrave në Kuvend.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania