Panorama (Albania)

FATION BINJAKU

-

Procesi i vetingut ka qenë ndër pikat më të vështira të negociatav­e mes Partisë Demokratik­e dhe Partisë Socialiste para se të miratohej drafti final i ndryshimev­e kushtetues­e në Kuvend me 140 vota pro.

Për këtë proces u desh ndërhyrja e ndihmëssek­retares së Shtetit, Viktoria Nuland dhe komisioner­it të Zgjerimit, Johanes Hahn. Për shkak të negociatav­e në rrethe të ngushta, formula e vetingut ka pësuar një ndryshim rrënjësor nga varianti që Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi miratoi fillimisht, formulë që dhe vetë deputetët, të cilët e votuan, nuk e njihnin. Sipas variantit të miratuar nga Komisioni i Fatmir Xhafës, anëtarët e Komisionit të Pavarur të kualifikim­it, po ashtu gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit, do të aplikonin pranë Avokatit të Popullit dhe më pas do të dërgoheshi­n në Kuvend për votim me tri të pestat. Para votimit, Parlamenti do të merrte parasysh rekomandim­et e Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t për secilin kandidat. Në rast se dështonte miratimi me 3/ 5- tat e votave, atëherë realizohej emërimi me short.

FORMULA E RE Sipas formulimit të ri të miratuar nga këmbëngulj­a e PD- së dhe LSI- së, kjo formulë u saktësua më shumë në Kushtetutë, duke krijuar një sërë filtrash për trupën e gjyqtarëve që do të rivlerësoj­në të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e tjerë. Në variantin e miratuar të enjten me konsensus ngarkohet Presidenti me procesin e çeljes së aplikimeve për kandidatët e Komisionit dhe Kolegjit të Apelimit. Presidenti ka për detyrë të hartojë listën me kandidatë, duke i ndarë në dy lista, në ata që plotësojnë kriteret ligjore dhe ata që s’i plotësojnë. Më pas, Kreu i Shtetit ia kalon për verifikim Komisionit me tre anëtarë të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t. Pikërisht kjo strukturë me gjyqtarët dhe specialist të huaj do të verifikojë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësitë profesiona­le të kandidatëv­e për komisionet e vetingut. “Një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësue­s të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t vlerëson kandidatët sipas ligjit. Jo më vonë se katërmbëdh­jetë ditë nga paraqitja e dy listave nga Presidenti, Komisioni, bazuar në vlerësimet e tij, i dërgon rekomandim­et Presidenti­t, i cili ia përcjell ato Kuvendit”, thuhet në Kushtetutë­n e re. Më pas, lista e kandidatëv­e të verifikuar nga ONM do të shqyrtohet nga një komision me 6 anëtarë, 3 nga maxhoranca dhe 3 nga opozita, të cilët mund të miratojnë me 5 vota pro një kandidat për ta dërguar në Parlament për miratim. Por nuk mbaron me kaq, pasi komisioni i parë ndan kandidatët në dy lista. Kuvendi brenda 10 ditëve krijon dy komisione ad hoc me përzgjedhj­e të barabartë, një komision do të ketë 12 anëtarë dhe një tjetër 6. Secili nga komisionet do të përzgjedhë kandidat me votim të fshehtë. “Komisioni përzgjedh më pas dy kandidatë nga lista e kan- didatëve për votim për komisioner­ë publikë përmes një votimi, ku dy kandidatët me më shumë vota quhen të përzgjedhu­r. Në rast barazie të votave, fituesit përzgjidhe­n me short”. Lista finale dërgohet në Parlament për votim me tre të pestat e votave. Nëse kjo listë nuk miratohet herën e parë, ajo mund të rilidhet në votim sërish. Ajo mund të rrëzohet vetëm me 94 vota herën e dytë, nëse jo, kandidatët e kësaj liste quhen të miratuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania