Panorama (Albania)

Prenga votoi pro edhe për arrestimin e deputetëve

-

Një nga deputetët më të zellshëm në votim ishte pa dyshim Armando Prenga. Prezenca e deputetit të Lezhës, i cili aktualisht është në masë “arrest në shtëpi”, ishte vota e 140- të në seancën e ditës së enjte. Sipas procesverb­aleve të votimit, Armando Prenga ka votuar të gjitha nenet e Kushtetutë­s, madje dhe nenin që i jep të drejtë Prokurorit të Përgjithsh­ëm dhe drejtuesit të Prokuroris­ë së Posaçme Antikorrup­sion të arrestojë deputetët, kur kapen në kushtet e flagrancës apo kur kryejnë një vepër penale.

Edhe pse ndryshimet kushtetues­e të së enjtes arrtën një numër historik votash, nga zbardhja e procesverb­aleve të votimit rezulton se ishkryetar­ja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u ka qëndruar deklaratav­e të saj për cenimin e sovranitet­it. Ndërkohë që ish- kryeminist­ri Berisha dhe pjesa tjetër e Grupit të PD- së votuan pro. Ish- nënkryetar­ja e Partisë Demokratik­e, sipas procesverb­alit elektronik, mësohet se nuk ka votuar “Aneksin B” të Kushtetutë­s, i cili parashikon rolin e Operacioni­t Ndërkombët­ar në procesin e vetingut. Ashtu si Topalli, këtë nen nuk e ka votuar as kryetari i Komisionit të Medias, demokrati Genc Pollo, ndërkohë që vota e tretë që nuk iu bashkua linjës së Grupit ishte ajo e Vangjel Tavos së LSI- së. Në total “Aneksi B” i Kushtetutë­s mori 137 vota pro dhe vetëm 3 deputetë nuk morën pjesë në votim. Por, pavarësish­t se tre deputetët nuk votuan këtë pikë të Kushtetutë­s së re, ata dhanë votën pro në parim dhe në tërësi, duke e çuar numrin e votave në 140, votimi më absolut i të gjitha kohërave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania