Panorama (Albania)

Një shqiptare në qendrën tregtare: Tmerri që përjetuan gjatë sulmit

-

Në sulmin e mbrëmjes së kaluar në Mynih ka qenë prezente edhe një shtetase shqiptare. Në një lidhje telefonike për televizion­in "News 24", dëshmitarj­a Megi Shota përshkruan me detaje atmosferën e krijuar rreth një orë pas panikut që u krijua në qendër, duke vënë në dukje se nuk ka pasur vetëm një sulm, por disa të tillë në qytet. "Të gjitha rrugët janë të bllokuara. Autorët nuk janë gjetur. I gjithë qyteti është bllokuar. Flitet se kanë ndodhur në disa zona të Mynihut sulme me armë. Ka helikopter­ë. Janë të gjitha rrugët me forca speciale. Nuk lejohet lëvizja e makinave dhe as e njerëzve". Por ajo çfarë është më me rëndësi dhe që duhet të ndihmojë policinë për gjetjen e autorit të ngjarjes është fakti që shtetasja shqiptare pohon të ketë parë agresorin të largohej. Përveç kësaj, referuar asaj çfarë ka parë në ato pak minuta, Shota flet për më shumë viktima nga sa u raportuan në media apo ato të konfirmuar­a nga Ministria e Brendshme bavareze. "Me sa dëg- juam janë vrarë disa persona, mbi 30 veta. Policia ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë në banesa. Sa do dilnim nga puna, po vraponim të tronditur nga qendra tregtare, pamë edhe personin që qëlloi. Policia na tha të qëndrojmë brenda pa lëvizur", për- fundon dëshminë e saj në media, shqiptarja e vetme prezente në qendrën tregtare. Më vonë, ajo bashkë me punonjëset e tjera të qendrës tregtare kanë arritur të evakuohen nga policia drejt banesave të tyre. "Njerëz nuk ka në rrugë pasi kanë dhënë lajm të mos lëvizin në hapësirat publike. Gjendja është qetësuar disi, por ngelet ankthi që nuk i kanë gjetur ende personat", ka thënë Shota pasi ka arritur në apartament­in e saj. Dëshmi të shumta nga persona të tjerë, të shpërndara në rrjete sociale kanë treguar atë çfarë ndodhur në minutat e sulmit.

 ??  ?? Evakuimi i njerëzve nga qendra tregtare
Evakuimi i njerëzve nga qendra tregtare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania