Panorama (Albania)

Gjobë 10 mijë euro biznesmeni­t, arrestohet 27- vjeçari

-

TIRANE - Një 27- vjeçar, që ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2014, pasi akuzohej për gjobëvënie ndaj një biznesmeni, është vënë në pranga dje nga Policia e Tiranës. Burimet thanë se është arrestuar Leonard Buçi, i njohur edhe me emrin Klaudjol, i cili i ka marrë 10 mijë euro biznesmeni­t me iniciale B. Ç., nëpërmjet kërcënimit dhe shantazhit. Burimet thanë se Buçi dyshohet se ka bashkëpunu­ar me ish- gardistin dhe ish-gardianen e Burgut të Vaqarrit, që u arrestuan më 17 shtator të vitit 2014, për gjobëvënie ndaj disa tregtarëve. Çifti, që tashmë janë të dënuar nga Gjykata, dyshohet se ka bashkëpunu­ar me 27- vjeçarin nga Tirana, ndaj të cilit Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur masën e sigurisë, "arrest me burg". Policja e burgut, Klodiana Driza dhe ish- punonjësi i Gardës së Republikës, Ermal Mrruku, u arrestuan dy vite më parë, pasi për muaj me radhë kishin përdorur një skemë joshjeje, duke "peshkuar" burra të martuar, të cilëve u vinin gjoba, në ndonjë rast duke i kërcënuar edhe me jetë. Dy autorët kishin përfituar miliona lekë, madje edhe apartament­e e makina duke shantazhua­r biznesmenë­t e martuar. Njëri prej tyre, i cili kishte rënë viktime edhe e heqjes së paligjshme të lirisë për disa orë, kishte denoncuar ngjarjen në Polici. Menjëherë pas kallëzimit është ngritur një grup hetimor nga Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, që ka arritur të dokumentoj­ë jo vetëm ngjarjen që ishte denoncuar në Polici, por edhe raste të tjera gjobëvënie­sh.

 ??  ?? Klodiana Driza gjatë arrestimit
Klodiana Driza gjatë arrestimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania