Panorama (Albania)

Gjyqtari Doda: Kam prova për kurthin e Prokuroris­ë ndaj meje

-

TIRANE - Një seancë pasi Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi dënimin e tij me 5 vjet heqje lirie për akuzën e "korrupsion­it", gjyqtari i Sarandës, Rasim Doda, hodhi akuza të rënda ndaj këtij institucio­ni. I pranishëm në sallën e gjyqit, Doda tha dje se Prokuroria ishte e inkriminua­r. Duke pretenduar së procedimi ndaj tij është një kurth, gjyqtari Doda tha se nuk ishte përgatitur për konkluzion­et e mbrojtjes. I pandehuri pretendoi se Prokuroria ka shtuar prova të reja në konkluzion­et përfundimt­are, të pashqyrtua­ra në gjykim. Për shkak të tonit të zërit në sallën e gjyqit, kryesuesit Bib Ndreca iu desh disa herë t'i tërhiqte vëmendjen të pandehurit. "Unë do të vë në dispozicio­n prova dhe përgjime nga aktet e dosjes që tregojnë veprimet kriminale të bëra me dosjen ndaj meje nga Prokuroria e Përgjithsh­me deri tek oficerët e Policisë Gjyqësore", tha Doda. Jashtë sallës së gjyqit, gjyqtari i pezulluar Doda vijoi sulmet e tij ndaj Prokuroris­ë. "Nuk ka asgjë të vërtetë në atë kallëzim. Ai është një stisje ndaj një gjyqtari. Këtu është ngritur një kurth. Të gjithë prokurorët që janë marrë me çështjen kanë qenë nën influencë dhe gjithë hetimi nuk është bërë në për- VJET heqje lirie ishte dënimi i kërkuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda për gjyqtarin e pezulluar të Sarandës, Rasim Doda, i akuzuar për "korrupsion pasiv të gjyqtarëve" puthje me ligjin", tha ai në një prononcim për median. Për shkak të lejes së zakonshme që gjyqtarët bëjnë gjatë gjithë muajit gusht, seanca e radhës në ngarkim të gjyqtarit Doda u caktua në 9 shtator. Sipas Prokuroris­ë, gjyqtari ka konsumuar akuzën e "korrupsion­it pasiv të gjyqtarit", kur i ka kërkuar një qytetari, palë në një proces të drejtuar prej tij, 80 mijë euro në këmbim të një vendimi të favorshëm. Gjatë gjykimit, i pandehuri Doda ka kundërshtu­ar me forcë akuzën, duke e cilësuar kallëzimin dhe procedimin si një komplot ndaj tij.

 ??  ?? Rasim Doda dje në Gjykatë
Rasim Doda dje në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania