Panorama (Albania)

U njoh me “Toni Montanën”, vajza tenton vetëflijim­in

Lidhja nga “Facebook”- u, por “i dashuri” e prostituoi pas takimit në Lezhë. 23- vjeçarja u hodh nga kati i dytë

-

Njohja me “Toni Montanën” në rrjetin social “Facebook” pasoi një fund të dhimbshëm për një vajzë 23 vjeçe nga Korça.

“I dashuri” virtual, i divorcuar dy herë më parë, e kishte bindur vajzën me iniciale E. M., që të braktiste familjen e saj dhe të nisej për një jetë të re në Lezhë. Por Filip Shtjefni, i cili në rrjetin social ishte regjistrua­r si “Toni Montana”, e ka mbajtur atë peng për tri ditë dhe e ka shfrytëzua­r në një lokal që dyshohet se e përdorte për qëllime të tilla. Pas tri ditësh, ajo ka mundur të largohet dhe të bëjë denoncim në Policinë e Lezhës. Në gjendje të tronditur, me sa duket ka pasur frikë të shkojë në banesën e saj në Korçë, ndaj i ka kërkuar policisë që ta dorëzonin te një kushërirë e saj në Tiranë. Por në kushtet e një tronditjej­e të fortë psikologji­ke, si pasojë e shfrytëzim­it jashtë dëshirës së saj dhe zhgënjimit nga i dashuri, ajo ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i dytë. Gjendja e saj është mjaft e rëndë, ndërsa policia dje ka arrestuar të dyshuarin, Filip Shtjefni ( me nofkën Toni Montana), 49 vjeç, nga fshati Gramsh i Lezhës dhe Lula Marku, 47 vjeçe, nga qyteti i Lezhës.

Sipas Policisë, këta dy shtetas në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kishin marrë një lokal me qira në rrugën e “Shtrausit” dhe e përdornin prej disa kohësh si kamuflim për shfrytëzim prostituci­oni. Vajzat gjendeshin nga ana e 49vjeçarit, nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Ai dyshohet se “peshkonte” vajza, kryesisht nga rrethe të tjera të vendit, të cilat, pasi i bënte të dashurohes­hin pas tij që në bisedat virtuale, më pas i ftonte për takim në Lezhë. Pikërisht këtu niste aventura, pasi në vend të martesës dhe jetës së lumtur, ashtu siç iu premtonte në biseda më parë, ai i detyronte ato të prostituon­in në lokalin e marrë me qira.

Ka qenë denoncimi i 23vjeçares nga Korça, e cila çoi në zbulimin e kësaj baze prostituci­oni. Vajza me iniciale E. M. ka deklaruar disa ditë më parë në Polici se 49- vjeçari nga Lezha e kishte mashtruar, duke e detyruar që të vinte në Lezhë. Gjatë kësaj kohe ajo është mbajtur për tri ditë peng nga ana e tij, duke u shfrytëzua­r për prostituci­on brenda lokalit. Policia bëri të ditur se në kushtet e gjendjes së rënduar psikologji­ke nga ajo çfarë i kishte ndodhur, 23- vjeçarja nga Korça ka tentuar që të vrasë veten. “Vajza është hedhur nga kati i dytë i apartament­it të një të afërmes së saj në Tiranë. Për pasojë ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësis­ht, tashmë është jashtë rrezikut për jetën”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit. Kjo ngjarje ka vënë menjëherë në lëvizje policinë, e cila mori në pyetje vajzën dhe zbuloi më pas të gjithë historinë që asaj i kishte ndodhur. Pas tri ditësh kërkime, policia prangosi 49vjeçarin Filip Shtjefni, si dhe 47- vjeçaren Lula Marku. Blutë kanë dyshime se dy personat e ndaluar kanë shfrytëzua­r dhe femra të tjera për prostituci­on. Pritet dhe dëshmia e dy të ndaluarve për të mësuar më tepër detaje rreth ngjarjes. Policia bëri të ditur se materialet në ngarkim të dy të arrestuarv­e iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Tiranë. Siç mësohet, 49vjeçari Shtjefni është person i dënuar edhe më parë. Ai ka jetuar prej shumë vitesh në Itali dhe është kthyer rreth tri vite më parë në Lezhë. e. d

 ??  ??
 ??  ?? ( Filip Shtjefni, 49- vjeçari i njohur me nofkën “Toni Montana”, i cili u arrestua dje nga Policia e Lezhës
( Filip Shtjefni, 49- vjeçari i njohur me nofkën “Toni Montana”, i cili u arrestua dje nga Policia e Lezhës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania