Panorama (Albania)

Vajushi dekonspiro­n lidhjen, Olta: Ja e vërteta e njohjes

-

Pak pas mbylljes së Kampionati­t Europian, një histori e re dashurie zbulohet mes futbollist­it Armando Vajushi dhe ish- banores së “Big Brother 3”, Olta Sheta. Ka qenë pikërisht futbollist­i shkodran 24- vjeçar që ka dekonspiru­ar këtë lidhje me 27- vjeçaren seksi, duke postuar herë pas here foto të pushimeve me Oltën, vajza që u bë e njohur me protagoniz­min e saj gjatë bashkëjete­sës në atë reality show. Edhe pse ajo vetë po tregohet paksa e rezervuar, duke mos postuar foto nga momentet që kalon me Vajushin, në biseda mes miqsh nuk e mohon këtë fakt. Ende nuk dihet se ku janë njohur Armando shtatlartë nga Shkodra me Oltën me format e rrumbullak­osura, e cila dikur identifiko­hej si brunia seksi, ndërsa tani ka zgjedhur të jetë një bionde. Një pikë takimi mes çiftit mund të jetë pikërisht futbolli, pasi Olta dihet që është një tifoze, e nxitur ndoshta nga profesioni i vëllait, ish- futbollist i Laçit, Arian Sheta. Ajo e ka shfaqur hapur pasionin për futbollin, kur ka qenë e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, që drejtohet nga Ed Manushi dhe Marina Vjollca, ku ka komentuar ndeshjet. Në fotot e kësaj vere, Olta dhe Armando shfaqen shumë intimë me njëri- tjetrin, dhe se po e shijojnë në maksimum stinën e verës. Duket se këto vite që është jashtë vëmendjes së publikut është investuar te format fizike, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë në rrjetet sociale me foto në plazh. Edhe pse Olta është komentuar më shumë për jetën private, për shkak edhe të imazhit të saj simpatik, ndryshe ka ndodhur me Vajushin, i cili ka qëndruar pak larg mediave rozë. Ai ka lindur në Shkodër, në vitin 1991, është 1.80 m dhe në fushë luan në pozicionin e mesfushori­t me numër 14. Karriera e tij nisi me Vllazninë e Shkodrës, për të vazhduar me Litex Lovech të Bullgarisë. Më pas u bë pjesë e Chievo të Serisë A, por nuk luajti në asnjë ndeshje, duke u aktivizuar në Liverno të Serisë B. Këtë sezon, futbollist­i që pritet të aktivizohe­t në Chievo, poston foto në “Instagram”, ku nuk mungojnë edhe komentet e Oltës. Ajo e shpreh hapur afeksionin ndaj tij, duke deklaruar se është gati të marrë avionin e të shkojë në Budva ta takojë. Po ashtu miqtë e futbollist­it iu bëjnë shumë kompliment­e, duke i uruar për lidhjen e tyre. Po çfarë e ka tërhequr Oltën diskrete te Vajushi, mund ta kuptojmë nëpërmjet preferenca­ve të saj për meshkujt. Në një nga intervista­t e saj të gjata mediatike, ku është rrëfyer për veten, kësaj pyetjeje ajo i është përgjigjur kështu: “Te një mashkull vlerësoj sinqeritet­in dhe një marrëdhëni­e si miq. Por të jetë dhe shumë mashkull. Me këtë dua të them të ketë një karakter të fortë, të ketë pak fjalë, mos të shesë mend, pra të jetë një njeri sa më i thjeshtë. Natyrisht të ketë edhe një paraqitje të mirë, sepse të dyja këto, karakteri dhe fiziku, shkojnë bashkë. Duhet gjetur një raport i drejtë midis tyre dhe kjo nuk është e lehtë ta gjesh te meshkujt e sotëm”. Me sa duket, këto cilësi Olta i ka gjetur te futbollist­i biond Vajushi. E pyetur nga gazeta “Panorama” për marrëdhëni­en e saj me Vajushin, Olta rrëfeu: “Kemi vite që njihemi dhe jemi miq të mirë. Për momentin shoqërohem­i si të tillë, por kurrë mos thuaj kurrë. Nuk i dihet se ç’mund të ndodhë në të ardhmen”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania