Panorama (Albania)

Katerina e “BB”: Chris Brown, mashkulli më seksi që kam parë

Shkëmbi: E pamundur të kishe një prekje me të

-

Mbërritja e të famshmit Chris Brown në Shqipëri dhe koncerti i tij në Durrës pushtoi rrjetet sociale, duke u pasuar me komente të tipit që ai u soll me arrogancë në skenë, pasi u injorua nga publiku. Katerina Shkëmbi, e njohur nga formati “Big Brother 7”, është një prej fanseve të tij që e ndoqi nga afër koncertin në fjalë. “Ishte diçka e jashtëzako­nshme të shihje një këngëtar me famë botërore si ai mbi skenën e club- it veror ‘ Cinco Cavalli’ në Durrës. Publiku mezi priste që mbreti të shfaqej dhe të digjte skenën”, tregon ajo. Në lidhje me sjelljen e tij prej djali problemati­k dhe të pasjellshë­m, siç u komentua në mediat sociale, ajo përgjigjet: “Ishte e vështirë ta takoje personalis­ht, të kishe një prekje dore, apo dhe të bëje foto me të. Por në skenë ishte i lirshëm dhe në kontakt me publikun. Nuk tentova ta takoja sepse mjaftoi fakti që e dëgjova teksa këndonte live, dhe prezenca e tij në skenë. Nuk e di se cilat ishin femrat që mundën ta takonin sepse ishte e vështirë, pasi koncerti organizohe­j nën masa të rrepta sigurie për të shmangur çdo lloj sherri apo incidenti tjetër. Di të them që ishte shumë seksi në çdo performanc­ë apo sjellje të tij. Ishte i bukur, tërheqës e plot stil dhe ia vleu bileta 50 euro që pagova ( në rastin tim) për ta ndjekur nga afër”. Ardhja e këngëtarit të famshëm amerikan, Chris Brown, në Tiranë u shoqërua me komente për sa u përket çmimeve të shtrenjta të tavolinave në zonën VIP, që arritën shifrën deri në 3 mijë euro. Koncertin e Shqipërisë ai e bëri të ditur në profilin e tij të “Instagram”- it, ku shprehte madje dhe entuziazëm. Që në momentin e parë që zbriti në Aeroportin e Rinasit, ranë në sy masat e rrepta të sigurisë, në mënyrë që gjithçka të shkonte vaj me reperin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania