Panorama (Albania)

MAQEDONASI U KAP ME 2.2 GRAMË

- QAFE- THANE/ DHORJELA ÇULE

Këngëtarja e muzikës tallava, Valbona Xeka, arrestohet me drogë në kufi. Gruas 41- vjeçare, e cila po tentonte të kalonte nga territori shqiptar drejt Maqedonisë mëngjesin e djeshëm, iu zbulua me vete një sasi prej 12 gramësh kanabis.

Valbona Xeka, nga FushëKruja, u kap në pikën e kalimit kufitar të Qafë- Thanës. Sipas të dhënave të uniformave blu, Policia Kufitare ka arrestuar një shtetase 41- vjeçare, pasi u kap me drogë të llojit kanabis, duke tentuar të kalojë kufirin. Burime nga Policia thanë se është arrestuar shtetasja Valbona Xeka, 41 vjeçe, banuese në fshatin Kameras, Fushë- Krujë, e njohur nga publiku si këngëtare. Arrestimi i saj u bë pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë, në automjetin e saj tip “Mercedez- Benz”, me targë AA 181 ET, në një çantë personale iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 12 gramë lëndë e dyshuar narko- Një ditë më parë, një 27- vjeçar nga Maqedonia u kap teksa kishte me vete një sasi prej 2.2 gramësh kanabis. Damjan Mirchevski, banues në Shkup- Maqedoni, u arrestua pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit personal të ushtruar, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale sasia e drogës. Kontrollet më të imtësishme në këtë pikë të kalimit kufitar, ku edhe për shkak të stinës së verës shtohen masat, kanë bërë që të zbulohen rastet e kalimit në kufi të sasive të vogla të drogës. tike, kanabis sativa. Këngëtarja, pasi ka shkuar me mjetin e saj në kufi, i është nënshtruar përpunimit të dokumentac­ionit dhe pasi ka marrë vulën që i lejonte kalimin, është drejtuar për në vijën e dytë, ku punonjësit e Policisë Kufitare i kanë kërkuar që të ushtrojnë kon- troll në bagazhet e saj. Këngëtarja duket se ka shfaqur shenja nervozizmi, çka i ka bërë punonjësit që të krijojnë dyshime dhe të jenë më të vëmendshëm gjatë kontrollit. Si pasojë e zbatimit të kësaj procedure rutinë, ata kanë mundur të zbulojnë në çantën e rrobave të këngëtares një sasi prej 12 gramësh lëndë narkotike, duke bërë arrestimin e Xekës. Burime të rezervuara të Policisë bënë me dije se këngëtarja e marrë në pyetje ka deklaruar se nuk është përdoruese e drogës, por nuk ka dhënë shpjegime se pse e kish- te lëndën narkotike me vete. Sipas të dhënave, 41- vjeçarja ka pasur si destinacio­n Maqedoninë dhe udhëtonte e vetme me mjetin e saj, ndërsa droga ishte vendosur mes rrobave me qëllim që të mos dukej gjatë kontrollit rutinë në kufi. Mësohet se këngëtarja Xeka kishte udhëtuar edhe herë të tjera në drejtim të Maqedonisë me argumentin e aktivitete­ve të saj muzikore, ndërsa policia po heton gjerësisht lidhur me aktiviteti­n e këngëtares dhe mundësinë që ajo të jetë përfshirë në trafikun e drogës me persona të tjerë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania