ADMINISTRIMI I PALLATEVE
Ndonëse me fonde të pakta, Bashkia e Tiranës është angazhuar të sjellë standarde më të mira jetese në kryeqytet. Blloku i pallateve në zonën e Brrylit ishte ndërhyrja e radhës për të sjellë rrugë, trotuare, kanalizime e ndriçim të ri. Përmbylljen e punimeve e inauguroi kryebashkiaku Erion Veliaj. Deri në fund të vitit, ai u zotua të ndërhyjë në 50 zona të Tiranës. “Ne planifikojmë që deri në fund të vitit të ndërhyjmë në 50 lagje. Unë besoj se duke ndërhyrë në kaq shumë lagje, kemi kaluar nga investimet që bëheshin vetëm në bulevardin kryesor dhe në qendër të Tiranës, në nivel kapilar në çdo lagje”. Tashmë, ajo çfarë duhet të bëjnë banorët, sipas Veliajt, është të Duke përfituar nga vizita në njësinë administrative nr. 3, kryetari i bashkisë u bëri me dije edhe një herë banorëve se në muajin shtator duhet të kenë zgjedhur personat që do të menaxhojnë pallatet. “Duke filluar nga muaji shtator, do të fillojmë me regjistrimin e administratorëve të pallateve. Aty ku pallati e ka zgjedhur një administrator, do ta pranojmë atë zgjedhje, kurse aty ku nuk bien dakord banorët, do ta caktojë bashkia, në mënyrë që çdo problem të zgjidhet me konsensus e mirëkuptim brenda këtij territori”, theksoi Veliaj. kujdesen për të mirat e tyre publike. “Ky është një kontribut vetëm i Bashkisë së Tiranës, çka do të thotë që ku ka vullnet, ka një rrugëzgjidhje. Tani është në dorën tonë që t’i mirëmbajmë, të denoncojmë kur dikush dëmton trotuaret, çan asfaltin, kur dikush fillon e ngul kangjella apo saldon shufra hekuri për të na krijuar mure dhe barriera me njëri– tjetrin”. Veliaj deklaroi se ky nuk do të jetë investimi i fundit i bashkisë për këtë. Tashmë radhën e ka këndi i lojërave, projekt që po zbatohet paralelisht në disa lagje të Tiranës. “Ne kemi qenë te Materniteti i Ri, aty ku po bëjmë një kënd të bukur lojërash, siç është ai te ‘ Mine Peza’, siç po bëjmë atë te Presidenca, siç është ai te liqeni, që edhe vogëlushët tanë të kenë një hapësirë ku mund të luajnë dhe një hapësirë dinjitoze për të kaluar kohën”, tha kryebashkiaku. Falë ndërhyrjes së bashkisë në njësinë nr. 3, është bërë i mundur asfaltimi i rrugëve, riparimi i plotë i rrjetit të ujësjellës– kanalizimeve, janë krijuar trotuaret dhe janë shtruar me pllaka, janë liruar hapësirat e zëna publike, janë shtuar hapësirat e gjelbra, ndërkohë që është vendosur dhe sistemi i ndriçimit dhe sinjalistikës. Në fund të fjalës së tij, Veliaj nuk harroi të falënderonte banorët për mirëkuptimin e treguar gjatë kryerjes së punimeve dhe premtoi të tjera investime, pavarësisht gjendjes së vështirë financiare nëpër të cilën po kalon bashkia.