Panorama (Albania)

Katastrofë në Itali, një shqiptar mes 159 viktimave të tërmetit

Dëshmia e një banori: Në 10 sekonda u shkatërrua çdo gjë! Gërmohet edhe në errësirë, me duar, për të gjetur të mbijetuar

- TIRANE

Italia Qendrore ka përjetuar tmerrin e një shkatërrim­i nga lëkundje të forta sizmike, të cilat deri tani kanë marrë jetën e mbi 150 njerëzve, me parashikim­et se numri do të rritet ndjeshëm.

Më shumë se 100 njerëz besohet se janë nën rrënoja, ku punëtorët e ndërhyrjes së shpejtë po përpiqen të gërmojnë sa më shumë që munden, bashkë me banorët e mbijetuar. Shumë herë gërmojnë me duar. Mes viktimave ka shumë fëmijë. Tërmeti me fuqinë 6 ballë ka goditur në orën 03: 36 të mëngjesit të së mërkurës, në kohën kur njerëzit flinin. Epiqendra e tij ishte në Accumoli, vetëm 4 kilometra thellësi dhe brenda dhjetë sekondash ka shkatërrua­r fshatra të tëra. Por tmerri nuk mbaroi me kaq. Ka pasur më shumë se 300 lëkundje të tjera të forta deri në mbrëmje, të cilat kanë zgjatur edhe deri 60 sekonda. Edhe gazetarët italianë që janë në terren kanë raportuar se aty dridhet gjithçka. Lëkundjet më të forta pas asaj 6 ballë ishin mbi 5 ballë, duke shkaktuar panik në zonat e goditura. Tërmeti dhe lëkundjet e forta pas tij, që prekën më shumë Amatrice-n, Accumoli- n dhe Arquata- n janë ndier edhe në Bolonjë, Romë dhe Napoli. Tri qyteza janë shkatërrua­r pothuajse plotësisht: Amatrice, Accumoli dhe Pescara del Tronto. Punëtorët e zjarrfikës­es, forcat e rendit, mbrojtja civile, po punojnë pa pushim. Gjenden ende njerëz të gjallë nën rrënoja. Pritet që numri i viktimave të rritet. Ka edhe fëmijë që kanë mbijetuar, ndërsa prindërit e tyre nuk ia kanë dalë dot. Ndërsa u errësua, po gërmohej me llamba dore. Elektricit­eti është shkëputur në zonë, për shkak të lëkundjeve. Ka ende shpresa se mund të gjenden të mbijetuar ndaj gërmimet nuk u ndërprenë tërësisht gjatë natës. Ndërkohë, lëkundjet vazhdojnë. Dëshmitarë­t thonë se në dhjetë sekondat e lëkundjeve të para u shkatërrua një fshat i tërë. “Unë shpëtova nga një mrekulli, dhe kjo për shkak se sapo isha zgjuar për të shkuar në punë. Punoj si operator ekologjik, sapo isha ngritur nga shtrati kur, në një çast, gjithçka u shemb. Dhjetë sekonda kanë qenë të mjaftueshm­e për të shkatërrua­r çdo gjë”. Kjo ishte dëshmia e Marco- s, që mbijetoi në Via Costanzo Angelini, në qendrën historike të Amatrice- s. “Më kujtohet se lëkundjet në Aquila zgjatën më shumë, por këtu në një moment ndodhi çdo gjë”, shtoi ai. Rrëfime tmerri, frike, një natë në rrugë duke pritur për lëkundje të tjera, mijëra njerëz që janë larguar nga shtëpitë dhe mijëra të tjerë që interesohe­n për njerëz ende të pagjetur.

 ??  ?? Shqiptari që humbi jetën në Itali
Shqiptari që humbi jetën në Itali
 ??  ?? Ekipet e ndihmës së shpejtë duke nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat
Ekipet e ndihmës së shpejtë duke nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat
 ??  ?? ORA E SHEKULLIT TE 13- TE NE AMATRICE, KA NGECUR NE KOHEN E GODITJES NGA TERMETI, 03: 36 E MENGJESIT
ORA E SHEKULLIT TE 13- TE NE AMATRICE, KA NGECUR NE KOHEN E GODITJES NGA TERMETI, 03: 36 E MENGJESIT
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania