Panorama (Albania)

Arratisja në ‘ 71, ish- sigurimsi: Loja e dyfishtë e agjentit tonë në Itali

“Nga 39 veta që mbrritën atë ditë aty, 12 prej tyre s’pranuan të qëndrojnë dhe u kthyen”

- AFRIM IMAJ

Në vigjilje të arratisë së vëllezërve Malo nga Himara, në gusht të vitit ' 71, Sigurimi i Shtetit ishte informuar nga dy burime që i referohesh­in të njëjtit objekt, se përgatitej një arratisje në drejtim të Italisë.

Në vijim të dëshmisë për gazetën "Panorama", Viro Zhebo, ish- shefi i Sigurimit të Portit të Vlorës, duke iu rikthyer ndikimit që ka pasur në këtë histori Panajot Zaho, njeriu që i ka ofruar kapitenit të motobarkës "De Rada" mundësinë e arratisjes me anijet amerikane nga Italia, zbulon një procedurë të panjohur që është ndjekur me të në atë kohë, e cila i jep ngjarjes një dimension tjetër. Më herët, shprehet ish- sigurimsi Panajot Zaho, ishte marrë në përpunim nga organet e Zbulimit për t'u rekrutuar si pjesë e agjenturës sekrete. Në kohën që Dega e Punëve të Brendshme të Vlorës, sipas tij, është njohur me denoncimin e Vasil Malos për ofertën e Zahos në Bari, i ka kërkuar zyrtarisht Drejtorisë së Zbulimit të dhënat që dispononte për të, por kjo e fundit nuk ia ka vënë në dispozicio­n. Gjatë shkëmbimit të korrespode­ncës midis këtyre dy strukturav­e të Ministrisë së Brendshme, e cila rezultoi jo efektive, - sqaron 85- vjeçari Zhebo, - ndodhi arratisja e vëllezërve Malo. Nga sa kujton ish- operativi i Portit të Vlorës, mbërritja e beftë e tyre në Portin e Korfuzit, ndodhi në të njëjtën kohë kur strukturat e Sigurimit ishin informuar për një largim të mundshëm në drejtim të Italisë (!). I prirur që mos të merret me këtë rastësi të çuditshme, Zhebo sjell të tjera dëshmi nga çastet kur është lajmëruar mbërritja e "De Radës" në Korfuz dhe takimi me dërgatën që u kthye mbrapsht nga ai lundrim i pazakontë…

Zoti Viro, si e kujtoni momentin e parë kur morët vesh mbërritjen e anijes "De Rada" në brigjet e Korfuzit?

Lajmi i papritur ishte një moment shumë i vështirë për mua. Nga mënyra si ma treguan, më dukej i pabesueshë­m. Sidomos çastet e para. Nuk më shkonte kurrë në mendje se një familje si ajo e vëllezërve Malo, e njohur dhe e nderuar në tërë zonën e Himarës, mund të bënte një marrëzi të tillë. Fatkeqësis­ht, kishte qenë e vërtetë. Unë atëherë kisha ikur nga Porti dhe kisha dy- tre muaj në një detyrë të re në Degën e Punëve të Brendshme të Vlorës… Ku ndodheshit në çastet kur ju njoftuan për arratisjen e vëllezërve Malo?

Kam qenë duke pushuar në shtëpi. Isha në gjumë. Diku pas mesnatës, trokiti në derë korrieri i Degës dhe sa u fut brenda, ashtu i tronditur siç ishte, më tha pa u përshëndet­ur që të shkoja urgjentish­t në zyrë, se kishte ndodhur një ngjarje e jashtëzako­nshme. "Çfarë?", e pyeta aty për aty dhe fillova të vesh rrobat e punës. "Është arratisur Vasil Malo me familjen me motobarkën ' De Rada'", u përgjigj ai. "E pamundur!", ia bëra gati pa vetëdije, duke menduar për ndonjë informacio­n të pasaktë. Në pak çaste pastaj, u nisëm të dy për në degë. Në rrugë e sipër më njoftuan të shkoja për të marrë nënkryetar­in që ishte duke pushuar me familjen në Dhërmi… Nuk e dinte nënkryetar­i i Degës atë që kishte ndodhur atë natë me anijen "De Rada"?

Ai ishte me lejen e zakonshme dhe pushonte me familjen, siç ju tregova. Nuk kishte nga ta mësonte. Nuk kishte atëherë mjete të tilla komunikimi, si këto të tanishmet. Për celular as që bëhej fjalë. Unë isha ndër të parët që kisha marrë dijeni për ngjarjen. Shkuam rrufe atë ditë te nënkryetar­i në Dhërmi. Rrugën nga Vlora deri aty e kemi bërë vetëm për një orë me një gaz ' 69. Po me atë shpejtësi jemi kthyer në Degë. Me të mbërritur, u futëm në zyrën e kryetarit, ku kishte nisur analiza për ngjarjen dhe ndiqej çast pas çasti dinamika e saj. Nga të dhënat e para konfirmohe­j se anija "De Rada" ishte ankoruar në Portin e Korfuzit, por nuk qartësohej sasia e njerëzve që kishte lundruar me të. Diçka më vonë ngjarja u zbardh disi më shumë, kuptohet, siç rezultonte nga të dhënat e para… Çfarë rezultonte nga të dhënat e para për lajmin që vinte nga Korfuzi mëngjesin e datës 9 gusht ' 71?

Ishte konfirmuar fakti që anija "De Rada" kishte mbërritur në Portin e Korfuzit me 39 persona në bord, 27 prej të cilëve kërkonin të qëndronin aty. Ndër ta, shtatë burra, shtatë gra dhe 13 fëmijë, pjesëtarë të familjeve të vëllezërve Malo, kuanti i tyre, Koço Kolila me gruan dhe fëmijët dhe dhëndri, Kujtim Kallanxhi. Në momentet e para nuk dinim gjë për identitete­t e per- sonave që nuk pranonin të qëndronin në Greqi dhe në çfarë rrethanash ishin gjendur ata pjesë e atij lundrimi. Dinim vetëm numrin e tyre. Emrat ua mësuam vetëm kur u rikthyen në Vlorë… Kush bënte pjesë në grupin që s'pranoi të qëndrojë në Greqi dhe me çfarë u rikthyen ata në Shqipëri?

Ata që nuk pranuan të qëndronin aty, pasagjerët që ndodheshin aksidental­isht në atë lundrim, u kthyen përsëri me motobarkën "De Rada", të nesërmen. Në këtë grup bënin pjesë, me sa më kujtohet, katër marinarët e ekuipazhit të anijes dhe Niqi, njëra nga motrat e vëllezërve Malo, bashkë me burrin dhe fëmijët. Me ta ishte sakaq edhe vëllai i burrit të kësaj të fundit, që me sa mbaj mend ishte oficer aktiv. Kontakti që patëm me ta, fillimisht në Port, na i bëri më të qartë atë që kishte ndodhur… Çfarë ju treguan pasagjerët e "De Radës", që kundërshtu­an të qëndrojnë në Greqi?

Në momentet e para ata ishin në gjendje shoku. As vetë nuk e kuptonin çfarë kishte ndodhur me ta. Mënyra si ishin bërë pjesë e atij lundrimi misterioz, kishte qenë totalisht jashtë vullnetit të tyre. Shpjegimet e para i dhanë për hetuesit që i mbajtën dy javë të izoluar, brenda në anije. Unë s'kam qenë pjesë e grupit të hetuesve, por jam njohur me dëshmitë e tyre nga raportet që vinin në Degë. Në rrëfimet e tyre dëshmohej fakti që ata kishin qenë thjesht viktima në atë aven-

Lajmi i papritur ishte një moment shumë i vështirë për mua. Nga mënyra si ma treguan, më dukej i pabesueshë­m. Sidomos çastet e para. Nuk më shkonte kurrë në mendje se një familje si ajo e vëllezërve Malo, e njohur dhe e nderuar në tërë zonën e Himarës, mund të bënte një marrëzi të tillë. Fatkeqësis­ht, kishte qenë e vërtetë. Unë atëherë kisha ikur nga Porti dhe kisha dy- tre muaj në një detyrë të re në Degën e Punëve të Brendshme të Vlorës…

turë të padëgjuar. Pohimet e tyre, fund e krye, fokusohesh­in për aq sa kishin parë e dëgjuar në Korfuz, kur e kishin kuptuar se bëhej fjalë për një arratisje të organizuar nga vëllezërit Malo… Nga ishte nisur anija "De Rada", që kishte mbërritur në Korfuz?

Personat e kthyer rishtas tregonin se anija ishte nisur pasditen e 8 gushtit nga zona e Spillesë në afërsi të Himarës, ku ishte ankoruar një ditë më parë…

Si ishin lejuar nga rojet e postës kufitare të futeshin në anije një numër kaq i madh personash pa autorizimi­n e autoritete­ve?

Në atë kohë, shërbimi i kufirit ishte në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Në Spille, nga ku u nis anija, ishte një postë e rojës bregdetare. Siç e mësuam më vonë, kundërshti­mit të personelit aty për të mos i lejuar të hipin në anije personat që s'kishin lejen përkatëse, i ishte përgjigjur Vasili, duke u thënë se për një gjë të tillë kishin marrë leje nga Dega e Punëve të Brendshme të Vlorës. Mirëbesimi i tepruar i komandanti­t të postës, bëri të mundur kështu futjen e familjarëv­e të vëllezërve Malo në anije. Dhe nuk ishin pak, por rreth 40 veta… Që aty mori kursin në drejtim të Korfuzit anija?

Prej Spillesë ku ishte ankoruar anija, doli në det dhe mori kursin në drejtimin të Borshit. Siç u kishte shpjeguar Vasili peshkatarë­ve të ekuipazhit, kishte marrë urdhër nga ndërmarrja që para mbërritjes në Vlorë, duhej të peshkonin gjatë natës në zonën Borsh- Lukovë. Për orë të tëra këta të fundit kishin vazhduar gjuetinë e peshkut. Aty pas mesnate kapiteni, Vasili, i kishte urdhëruar të flinin se ishin të lodhur. Pasi i zuri gjumi, të lodhur e të drobitur në dhomën e fjetjes, vëllezërit Malo i mbyllën me çelës nga jashtë, duke i ruajtur me pushkë te dera. Ndërkohë, Vasili, hipi në kabinën e drejtimit dhe i dha anijes kursin drejt Korfuzit. Çfarë ndodhi me peshkatarë­t më tej, ju i keni dëgjuar nga dëshmitë e vëllezërve Malo dhe motrës së tyre, Niqit… Kaq lehtë mund të arratisesh­e nga deti në atë kohë?

Nuk ishte e lehtë atëherë të kapërceje kufijtë shtetërorë. Ca më shumë kufirin detar, i organizuar me disa shkallë shërbimesh që dublonin, madje edhe njëritjetr­in. Në rastin e anijes "De Rada", një ngjarje e papreceden­të kjo në llojin e vet, pleksen një sërë faktorësh, veprimesh e mosveprime­sh, duke filluar nga më banalet. Dua të theksoj që arratia e vëllezërve Malo e zuri në befasi shërbimin tonë, sidomos sektorin përkatës në Degën e Vlorës, pjesë e të cilit isha edhe unë. Me të drejtë përgjegjës­ia kryesore kërkohej pikërisht këtu. Se në fakt, po të ishte ndjekur situata mirë e me përgjegjës­i nga ne, nuk do të ndodhte ajo që ndodhi.

Ku çedoi puna e strukturav­e të Sigurimit në zbulimin dhe parandalim­in e arratisjes së vëllezërve Malo?

Disa momente i tregova edhe më lart, kur ju shpjegova dinamikën e ngjarjes dhe rrethanat në të cilat ajo ndodhi. Kanë folur për to edhe vetë vëllezërit Malo. Unë në përgjithës­i jam dakord me arsyetimin e tyre. Ka ndërkaq ndonjë faktor tjetër, si shfaqja misterioze e Vasil Malos në këtë histori, që e çfaktorizo­n deri diku rolin e Shërbimit të Sigurimit në këtë veprimtari… Që do të thotë…

Që do të thotë se puna jonë ka çeduar pikërisht aty, ku ishte pikënisja e arratisë. Shkurt: Organet tona dështuan në procesin e marrjes në përpunim të Panajot Zahos. Aty ishte pika kyçe e tërë historisë. E kishim skeduar vërtet ne Zahon, por nga mënyra si operuam me këtë element, pati shumë mangësi e zvarritje. Pati sakaq edhe përplasje strukturas­h, si në rrallë operacione të tjera… Për çfarë përplasjes­h e keni fjalën?

Ky Panajot Zaho ishte caktuar element në studim nga Drejtoria e Zbulimit, para se të takohej me Vasilin, kur i bëri ofertën për t'u arratisur. Sektori përkatës që e ndiqte çështjen, kishte vendosur kontakte dhe kishte nisur nga puna për ta rekrutuar në agjenturën sekrete, që operonte jashtë shtetit. Me sa di unë, deri diku me këtë punë është marrë rezidenti i Zbulimit tonë, që ishte në Romë. Kur morëm denoncimin e Vasilit për Panajot Zahon, ne iu drejtuam zyrtarisht drejtorisë përkatëse për t'i marrë të dhënat që ajo dispononte për të, por nuk na i dërgoi asnjëherë. Ndërkohë, siç ju tregova, unë shkova vetë në Bari dhe u takova me të. Po të kishim të dhënat e Drejtorisë së Zbulimit, ndoshta ngjarjet do të merrnin tjetër rrjedhë…

Në njëfarë mënyre, informacio­net që i referohesh­in Zahos, në të dyja rastet bënin fjalë për një arratisje të mundshme nga Italia…

Ndoshta ka qenë ky një informacio­n i rremë, për të shmangur vëmendjen e strukturav­e tona nga arratisja që përgatitej në drejtim të Greqisë… Vijon... Dokumentet dhe intervista­t në këtë dossier janë ekskluzivi­tet i gazetës “Panorama”. Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi në print ose online

 ??  ?? Çaste nga dasma e vajzës së Vasil Malos në Amerikë
Çaste nga dasma e vajzës së Vasil Malos në Amerikë
 ??  ?? Viro Zheba duke rrëfyer për “Panorama”
Viro Zheba duke rrëfyer për “Panorama”
 ??  ?? Malo, i arratisur nga Himara
Malo, i arratisur nga Himara
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania