Panorama (Albania)

Pakti për Reformën, kongresmen­i letër Metës

“Ju keni një mik dhe partner në Kongresin e Shteteve të Bashkuara”

-

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kongresin Amerikan, Michael McCaul, i ka dërguar dje një mesazh përgëzimi kryetarit të Parlamenti­t, Ilir Metës, për miratimin e Reformës në Drejtësi.

Kongresmen­i amerikan, në shkresën e tij shpreh vlerësim për kryetarin Meta dhe Kuvendin e Shqipërisë për miratimin e suksesshëm të Reformës në Drejtësi. Në njoftimin e Kuvendit, thuhet se: “Kryetari McCaul vlerëson se lidershipi dhe integritet­i i demonstrua­r nga kryetari i Kuvendit Meta përgjatë gjithë këtij procesi ishte instrument­al në bashkimin e palëve për ta shndërruar këtë në një moment historik për Shqipërinë”. Më tej në shkresën e tij, kryetari i Komisionit të Sigurisë në Kongresin Amerikan ka vlerësuar dhe miratimin e projektlig­jit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila do të bëhet sipas modelit të FBI- së amerikane. “Si një ish- prokuror federal, unë besoj fuqimisht se sundimi i ligjit duhet të shërbejë si një gur themeli në çdo shoqëri demokratik­e dhe duhet të mbështetet mbi be- simin, llogaridhë­nien dhe barazinë përpara ligjit, duke nisur nga nivelet më të larta të qeverisjes deri te profesiona­lizmi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit. Gjithashtu, shpreh besimin se Reforma e sapomiratu­ar në Drejtësi do të shërbejë si një themel i qëndrueshë­m mbi të cilin vendi juaj mund të vazhdojë të ecë përpara dhe mirëpres krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri sipas modelit të Byrosë Federale të Hetimit në SHBA, si një tregues i rëndësishë­m i vendosmëri­së së Shqipërisë në rrugën e reformave”, shkruan në mesazhin e tij kongresmen­i i SHBA- ve. Kryetari McCaul thekson se si dy vende anëtare të NATO- s, SHBA dhe Shqipëria duhet të punojnë së bashku për t’u përballur me çështje me interes reciprok, sikurse është lufta kundër ekstremizm­it të dhunshëm. Adresimi i këtyre çështjeve pa partnerite­t nuk është një opsion, prandaj mirëpres angazhimin dhe bashkëpuni­min e mëtejshëm mes dy vendeve tona. McCaul përfundon mesazhin e tij, duke theksuar se “ju keni një mik dhe partner në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, i vendosur për mirëqenien e dy vendeve tona. Përgëzime për një punë të kryer mirë!”.

 ??  ?? Ilir Meta me kryetarin e Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kongresin Amerikan, Michael McCaul
Ilir Meta me kryetarin e Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kongresin Amerikan, Michael McCaul

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania