Panorama (Albania)

“Unë firmosa për të anëtarësua­r Berishën në PPSH”

Sabit Brokaj: Saliu më arrestoi për tri akuza të rënda në 1997

-

rja për drejtësi”. Djemtë e Hajredin Shytit ishin adoleshent­ë dhe unë 50 vjeç, çfarë lidhjeje kisha unë me ta?! Akuza tjetër ishte: organizato­r i bandave të 26 majit 1996(!) Hajde gjeje, ne nuk kishim banda, por protestues. Kur u bë arrestimi? I pari më 28 shkurt të 1997s. Më pas, duke qenë në arrest shtëpie, erdhën përsëri të më arrestonin në shtëpi rreth orës 1 të natës. Paraqitesh­a në prokurori dhe kisha vajtur edhe atë ditë. Por Saliu më dërgoi policinë në shtëpi. I ranë derës gati ta thyenin në 1 të natës. Vjehrri im i kishte vënë një shinë të fortë hekuri nga pas derës dhe nuk thyhej dot. 5- 6 mikrobusë me policë në rrugë dhe 7- 8 policë në shkallë dhe bërtisnin. Situatë terrori. Në radio dëgjoja urdhrat që u jepnin: Shqyejeni derën dhe mbërthejen­i! Një nga policët, që u kishte plasur shpirti se unë nuk e hapja derën, bërtiti nga jashtë: “O doktor, mirë që ne jemi gomerë, por dhe ti qenke budalla fare! Kot nuk del nga shtëpia!” Meqenëse u krijua zhurmë e madhe dhe u zgjua lagjja, se kjo punë zgjati nga 3- 4 orë, Luan Rama, që ishte kryeredakt­or i ZP, vjen të regjistroj­ë ulërimat e policisë deri aty sa e lejonin policët. Çuditërish­t nuk ma prenë lidhjen e telefonit. Mora në telefon Ylli Popën që ishte kreu i Helsinkit, dhe më thotë çfarë po ndodh se dëgjoj zhurma. I tregova që policia kishte rrethuar shtëpinë time. Ai më thotë se do vinte në dijeni Ambasadën Amerikane. Nga ora 5: 30 u thashë policëve: Mos i bini më derës se po rruhem tani!!! Unë e kisha provuar qelinë dhe e dija se ç’ishte dhe duhet të merrja veshjet e duhura se ishte ftohtë. Ata heshtën, unë u rrova, u vesha mirë dhe dola. Kishin filluar njerëzit të lëviznin në rrugë. Ata më futën krahun që të hyja në furgon dhe unë u them: S’është nevo- ja të shkojmë me furgon, shkojmë në këmbë se dy hapa është drejtoria.

Jo more, më tha njëri nga policët, atë do ti dhe të tërbosh njerëzit. Dhe kështu më çuan me makinë. Më futën në një qeli, e cila ishte me derë të hapur dhe kishte një tavolinë. U shtriva mbi tavolinë. Nga ora 10 vijnë dy hetues. Më pyetën pse nuk e hape derën, unë u thashë se isha në gjendje arresti dhe mjaftonte që isha në shtëpi, s’kisha pse e hapja derën. Ata më thanë se meqenëse kishte ndodhur vrasja e SHIK- save në Vlorë, kishin pasur informacio­n sikur unë kisha organizuar revoltën dhe isha në Vlorë. Pasi më pyetën, më nxorën. Më vonë, pasi u bëra dhe ministër, pata mundësi të informohes­ha rreth arrestimit tim. Mora vesh se kishte ndërhyrë ambasadorj­a amerikane në Tiranë për lirimin tim, jo sepse ajo kishte ndonjë simpati për mua, por dukej se i kishin tërhequr veshin Saliut se po bënte veprime të tepruara.

 ??  ?? Brokaj dhe Berisha me një grup mjekësh në Paris
Brokaj dhe Berisha me një grup mjekësh në Paris

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania