Panorama (Albania)

Gati bonos- malus, sistemi i ri i sigurimit

-

Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare ka gati sistemin e ri bonos- malus për sigurimin e makinave, implementi­mi i të cilit pritet të nisë vitin e ardhshëm. Në rast të zbatimit të tij qytetarët do të marrin një produkt të personaliz­uar, ku drejtuesit e mirë të makinave që nuk kanë pësuar aksidente, do të kenë siguracion­e më të ulëta, se drejtuesit e tjerë. Pra, e thënë ndryshe, shoferët do të paguajnë një priom të personaliz­uar, sipas rrezikut që paraqesin. Në total sistemi ka 18 klasa merite ose rreziku, ku klasa e parë është më e ulëta e riskut, duke u përkthyer në një prim më të lirë, ndërsa klasa e 18 risku është më i lartë, për këtë shkak edhe çmimi i siguracion­it është i tillë. Diapazoni i koeficient­eve që do të zbatohet varion nga 0,5 deri në 2, që do të thotë se nëse një shofer kategorizo­het në klasën e parë të rrezikut, primi i rrezikut të tij përgjysmoh­et. Nëse një drejtues kategorizo­het në klasën e 18- të të rrezikut, primi i tij i rrezikut dyfishohet. Koeficient­i që do të përdoret për kal- imin midis klasave bazohet në uljen e klasës me një klasë në rastet e të siguruarit që nuk shkakton asnjë dëm gjatë kontratës 1vjeçare të sigurimit. Por, në rast se një drejtues makine kryen një dëm gjatë vitit klasa e rrezikut të tij rritet me dy nivele, në rast se ai bën 2 aksidente, rreziku rritet me 5 klasa. Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare ka huazuar modelin italian për aplikimin në vendin tonë të sistemit të ri. Nga ana e AMF- së është përfunduar e gjithë infrastruk­tura teknologji­ke, për aplikimin e sistemit. Zbatimi i sistemit të ri bonos-malus, pritet të shoqërohet me efekte pozitive, fillimisht do të ulë ndjeshëm numrin e aksidentev­e, por edhe të primit të sigurimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania