Panorama (Albania)

Matura shtetërore, dalin datat e provimeve për sezonin e vjeshtës

-

Caktohen datat e provimit për sesionin e vjeshtës. Rreth 7 mijë maturantë, të cilët nuk kaluan me sukses fazën e parë të provimeve do të kenë shansin e radhës. Ministria e Arsimit ka publikuar dje udhëzimin “Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2014, sesioni i dytë”. Sezoni i provimeve nis më 30 gusht dhe përfundon më 10 shtator. Kjo fazë starton me gjuhën e huaj, për të vijuar më 2 shtator me lëndët Gjuhë shqipe dhe Letërsi. Katër ditë më vonë është provimi i Matematikë­s, konkretish­t më 6 shtator dhe në mbyllje janë lëndët me zgjedhje. Maturantët që do të arrijnë të kalojnë me sukses këtë fazë do t’i krijojnë vetes mundësinë për të garuar në universite­t. Nga sezoni i qershorit rezultojnë mbetës 7 mijë maturantë. Por, krahas tyre janë edhe 1500 të tjerë që rezul- tojnë mbetës në një apo më shumë lëndë gjatë vitit shkollor. Këta të fundit, po ashtu, kanë të drejtë të futen në testim. Lidhur me përmbajtje­n e tezës, në udhëzimin e firmosur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, thuhet se testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 janë me përgjigje alternativ­e dhe do të vlerësohen me 13 pikë ndërsa 12 pyetje janë me zgjedhje dhe do të vlerësohen 37 pikë. Kohëzgjatj­a e provimit do të jetë 2 orë e 30 minuta. Sakaq, për provimet me zgjedhje, teza do të përmbajë 20 pyetje dhe kohëzgjatj­a do të jetë 3 orë. Po dje, Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të vjeshtës edhe për nxënësit e shkollave 9- vjeçare. Për ta testimi nis sot me gjuhën e huaj. Ndërkohë 2 ditë më vonë është testimi në lëndën Gjuhë shqipe. Sezoni mbyllet më 29 gusht me provimin e Matematikë­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania