Panorama (Albania)

Proteza falas për pacientët në Spitalin e Traumës

-

Për të siguruar protezat, pacientët nuk do ta kenë më të nevojshme të rendin dyerve të spitaleve private. Me një investim rreth 1 milion dollarë, Ministria e Shëndetësi­së ka përmbushur nevojat për materiale ortopedike jo vetëm në Spitalin e Traumës në kryeqytet por, edhe në QSUT, si edhe në Spitalin Rajonal të Durrësit. Kryeminist­ri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësi­së, Ilir Beqaj ishin dje në spitalin e Traumës për të parë nga afër shërbimin më të ri për pacientët që kanë nevojë për pajisjet mjekësore të implantues­hme. Mungesa prej vitesh e protezave u vu në dukje edhe nga pacientët, të cilët në pamundësi për t’i blerë ato, kanë përballuar dhimbjet. Për shkak të kostos së lartë, furnizimi me materiale ortopedike ka përbërë probleme edhe për autoritete­t shëndetëso­re. Në Spitalin e Traumës trajtohen rreth 44 mijë urgjenca në vit dhe shtrohen rreth 3600 pacientë. Por, pavarësish­t nevojës në rritje, mungesat kanë qenë një shqetësim prezent. Gjatë vizitës së djeshme te Politrauma, Rama, zhvilloi një mbledhje pune me drejtues dhe mjekë të Spitalit ku u prezantuan projektet e reja, mes të cilave projekti i recepsioni­t dhe ai i hollit të ri të pritjes, i cili do të ndihmojë në përmirësim­in e komunikimi­t me qytetarët, pacientët dhe familjarët si edhe projekti i mjediseve të reja të fizioterap­isë. Në tri vitet e fundit në këtë spital janë investuar rreth 300 milionë lekë të rinj në projekte të ndryshme, pajisje dhe teknologji. Një prej tyre është rezonanca magnetike. “Sot, plotësojmë nevojat që kemi këtu për trauma, por duke qenë se ka kapacitet, ky spital na mbulon dhe nevojat që kemi për rezonancë nga sistemi i referimit për disa qarqe të vendit, në mënyrë që radhën e pritjes ta mbajmë jo më shumë se një muaj në gjithë Shqipërinë dhe praktikish­t nga korriku i vitit të kaluar, kemi arritur ta mbajmë. Pra, rezonanca magnetike në gjithë Shqipërinë, kur është me planifikim nuk zgjat më shumë se 1 muaj për këdo”, tha Beqaj.

 ??  ?? Rama dhe Beqaj në Spitalin e Traumës
Rama dhe Beqaj në Spitalin e Traumës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania