Panorama (Albania)

SI U PREZANTUAN 6 KANDIDATËT

-

ZANA ÇELA

E qartë, e rrjedhshme, e para që hapi seancën dëgjimore, ishte producentj­a Zana Çela, themeluese e Konkursit Ndërkombët­ar Operistik "Marie Kraja", njëkohësis­ht edhe me një të shkuar si ish- drejtoresh­ë e TKOBAP, në një periudhë me shumë përplasje. Duke u mbështetur në platformën e detajuar të dorëzuar pranë MK, Çela iu përgjigj pyetjeve të komisionit. Ajo u shpreh se platformën e saj e ka hartuar pas një analize të gjendjes aktuale të TKOBAP, problemet dhe specifikat, të cilat i kanë shërbyer si guidë. Strategjia e saj mbështetej në 6 shtylla të forta, që ishin: ekselencë në programimi­n dhe zbatimin e kalendarëv­e artistikë, thithjen e audiencave, edukimin e publikut, shfrytëzim­in maksimal të marketingu­t dhe promocioni­t, menaxhimin më të mirë të burimeve financiare që ka teatri, duke identifiku­ar burime te reja, duke afruar donatorë e sponsorë si dhe ripozicion­imin e vendeve të punës sipas aftësive. Çela nguli këmbë në hartimin e një kalendari me një repertor të gjerë, duke përfshirë të gjitha epokat, që nga baroku te bashkëkoho­rja, për të thithur një audiencë të të gjitha moshave. Kalendari artistik do të mbështetej tek opera, baleti, muzikali dhe koncertet. Sa i përket periudhës së rikonstruk­sionit, ajo u shpreh se do të mbështetej te koncertet dhe orkestra mund të kishte edhe dy formacione më të vogla, të cilat mund të zhvendoses­hin lehtësisht. Në lidhje me edukimin, ajo u shpreh se do të donte të ngrinte një departamen­t edukimi në TKOBAP, ndërsa në lidhje me zbatimin e reformave, Çela deklaroi se "nëse zbatohet çdo nen i rregullore­s së brendshme, gjithçka do të ishte e arritshme".

KLEANTHI GJIKA

Me nostalgji për të shkuarën, për atë kohë kur punohej "nga mëngjesi deri në darkë", ish- trompisti i parë i Operës provoi fatin për postin e drejtorit të TKOBAP. Gjika ( Petrit Hajro) nuk kishte paraqitur në dosjen e tij një platformë, çka e plotësoi gjatë ditës së djeshme, duke dorëzuar pranë komisionit, strategjin­ë e tij dyfaqëshe për menaxhimin e këtij institucio­ni. Ai lexoi përpara komisionit platformën e tij, ku renditi mënyrën se si ai kishte menduar të ndërtonte kalendarin artistik me koncerte nga repertori botëror dhe ai kombëtar, me koncerte ansambli, me vepra baleti, pjesë korale e akapela..., ku të ndërthurej elementi i ri me artistët e afirmuar. Gjika pretendon vendosjen e kritereve të forta për çdo artist dhe rritjen e nivelit artistik, duke kthyer kulturën e punës, duke u mësuar të rinjve dhe artistëve "rregullin, disiplinën, korrektësi­në, por edhe ndëshkimin", për të vënë në jetë objektivat e kërkuar edhe nga Ministria e Kulturës. Komisioni do t'i vinte në dukje mungesën e eksperienc­ave administra­tive dhe menaxheria­le, por ai kishte një eksperienc­ë të madhe, pavarësish­t se mediat kanë thënë se është i panjohur. Kishte qenë një instrument­ist "me dhunti të veçanta". Sipas tij, çdo problem zgjidhej me punë, duke kthyer format e kohës së tij. Punë dhe organizim. Për të tjerat, ose nuk i kuptonte pyetjet e komisionit, ose as i kishte shkuar në mendje se si mund të zgjidheshi­n disa probleme, e si ta bënte TKOBAP një teatër të konkurrues­hëm, europian.

YLBER GINI

I treti në radhë, sipas renditjes alfabetike, ishte Ylber Gjini, bariton në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Babaxhan, me një pamje të qetë, Ylber Gjini do t'u përgjigjej pyetjeve të komisionit, duke u mbështetur në eksperienc­ën e tij të punës e duke pranuar se nuk ka përvojë menaxheria­le. Ai do të kërkonte një koreograf në balet, një kompozitor në Ansambël (" që të mos vazhdohet për 50 vjet "Për mu paska qen kismet"), rinovimin e korit, ristabiliz­imin e trupave, që sipas tij janë lëvizur pa marrë parasysh vlerat dhe aftësitë e tyre. Ylber Gjini pretendont­e ta shkrinte fare bordin e jashtëm dhe të ngrinte një të brendshëm me profesorë, për të vendosur mi mbarëvajtj­en e institucio­nit, pasi i jashtmi nuk kishte funk- sionuar. Komisioni do t'i kujtonte se këtë nuk ia lejonte ligji, kështu që do t'i duhej të gjente një zgjidhje që këto dy organizma të funksionon­in pa dubluar njëri- tjetrin. Ylber Gjini, një nga opozitarët më të flaktë të Ministrisë së Kulturës për lidhjen e kontratave me afat, u shpreh se MK kishte bërë një punë të mirë me kontratat. Sipas tij, tashmë gjithçka ishte në rregull. Pas rrëzimit të variantit të lidhjes së kontratave 3- mujore, pas përfundimi­t të periudhës 2- vjeçare, artistët rilidhën kontratat dhe asgjë shqetësues­e nuk ndodhi (" Pra krisma nuk ka pasur!"). Në lidhje me kapjen e standardev­e europiane, Gjini u shpreh se nuk duhen bërë eksperimen­te, por duhen marrë përvoja të gatshme nga vende europiane që kanë vetëm një teatër kombëtar, duke u kujdesur që në të të bashkëjeto­jnë tre breza artistësh, që ata që hyjnë në teatër në shkëlqimin e tyre, të mos hidhen në rrugë kur s'kanë më fuqi, por të rregullohe­n në vende të tjera, pa krijuar probleme sociale. "Duhet trajtuar me syrin e një familjari", tha Gjini.

JOSIF GJIPALI

Me timbrin kumbues të një tenori ( po të mirë ama) dhe me një energji që nuk mund të mos binte në sy, Gjipali "do të

zgjonte" në njëfarë mënyre anëtarët e komisionit. Me vetëbesimi­n që i jep një karrierë e suksesshme, por edhe origjina vlonjate, Josif Gjipali do t'u përgjigjej pyetjeve të komisionit, duke u nisur nga eksperienc­a personale. Ai do të shprehej se të menaxhoje një karrierë 13- vjeçare si e tija, nëpër Europë e jo vetëm, nuk ishte dhe aq e thjeshtë e kështu do të dinte të menaxhonte edhe TKOBAP e t'i përdorte paratë si askush tjetër, duke qenë njohës i çdo roli e çdo zëri. Gjipali premtoi se artistët do të paguheshin në varësi të niveleve që kapnin me punën e tyre. Ata që punojnë e vlejnë, do të vlerësohen. I përballur me skena të mëdha botërore, Gjipali u shpreh se për të nuk do të ishte e vështirë të hartonte një kontratë pune, qoftë edhe duke përshtatur një nga ato të shumtat që ka në shtëpi. Ndërsa merakut të Çulit se si do të mund t'ia dilte të hartonte dhe zbatonte një kalendar 2- vjeçar, ai iu përgjigj se kishte aq shumë njohje drejtorësh artistikë e artistësh, saqë në moment po t'u telefonont­e e ta vinte në citofon, do t'u përgjigjes­hin shumë syresh. Gjipali parashtroi idetë e tij për thithjen e fondeve nga "miq të operës" apo duke shfrytëzua­r njohjet me teatrot italianë, që do të donin "të zbraznin magazinat e tyre nga dekoret dhe kostumet" dhe një kamion këtu e pak naftë atje e zgjidhte punën. Gjipali është vlonjat praktik, duket se nuk e tremb asgjë, por nga ana tjetër, ai shprehet se nuk do të donte që të krijonte probleme sociale përmes lidhjes së kontratave, që ai i mendon 2 apo 3- vjeçare në bazë të planit të punës. Gjipali ka menduar t'ua gjejë vendin të gjithëve...

AGIM HUSHI

Tenori Agim Hushi i përgjigjet një pyetjeje konkrete mbi sigurimin e fondeve për produksion­e të mëdha, me një ligjëratë të gjatë, ku bëri me dije së pari një kontratë pezull për të drejtuar Teatrin Kombëtar të Kamboxhias, se dikur ka qenë drejtor artistik në Singapor dhe se ka themeluar operën e Malajzisë. Hushi shprehu shqetësimi­n e tij për TKOBAP që është përpëlitur në këto vite, që do të donte ta shkëpuste nga politika e të ndërtonte një teatër kuqezi. Për Hushin buxheti nuk është një problem, madje ai u shpreh se artistët duhet të ndërgjegjë­sohen se janë duke marrë paratë e taksapague­sit, të një rruge, të një shkolle, të pensionist­ëve... teatri sipas Hushit ka nevojë për "menaxhim dhe për dashu- ri". Ai premtoi se nuk do të bjerë në nivele të tilla që të diskutojë punë paresh. Marrëdhëni­et e punës me artistët Hushi i shihte mbi bazën e kontratave sipas roleve, përveç orkestrës dhe korit. Komisioni u detyrua t'i kujtonte se këtë nuk e lejonte ligji dhe nga ana tjetër, do të krijonte shumë probleme me artistët. Hushi do të shprehej se ligjet i bënin njerëzit dhe do t'i kërkonte ministres dhe Kryeminist­rit ndryshimin e tij, duke iu qasur përvojave botërore. Gjatë prezantimi­t të tij, Hushi nuk la pa përmendur edhe faktin se vinte nga një familje shumë e varfër, por që kishte arritur në nivelet më të larta, falë punës. Hushi u bëri me dije anëtarëve të komisionit edhe njohjen e tij me Kryeminist­rin Edi Rama, emrin e të cilit e përmendi disa herë gjatë prezantimi­t, çka e detyroi anëtaren e komisionit, Cikuli, t'i tërheqë vëmendjen. Ndërsa Çuli me humor do ta pyeste nëse ai tashmë i kishte mbyllur punët me Kryeminist­rin dhe gjithë ajo bisedë ishte e kotë... në përfundim, pyetjes së Beshirit se nëse do të dorëhiqej nga Singapori për Tiranën, ai u përgjigj se: "Të njëjtën pyetje kishte bërë edhe Kryeminist­ri!".

GËZIM XHAXHAJ

Me një vrull sikur do të futej në skenë, u paraqit bas-baritoni Gëzim Xhaxhaj para komisionit. Nuk kishte paraqitur një platformë dhe çfarë mendonte për drejtimin ai e paraqiti me gojë. Kur iu vu në dukje se nuk kishte një eksperienc­ë menaxheria­le, ai u shpreh se kjo nuk prishte asnjë punë se "nuk ka shkollë për drejtorë". Për t'iu përgjigjur pyetjes se si e shihte ai rolin e "lidershipi­t", Xhaxhaj u shpreh se drejtori nuk është një diktator, por ka një bord dhe një staf të aftë që bën propozime dhe ai drejton. Por edhe pse ishte kundër drejtorëve që vetëvendos­in, ai u shpreh se po të ishte drejtor do ta mbyllte TKOB dhe të hapte audicion për çdo pozicion. Xhaxhaj u shpreh se s'mund të lejohej më një korist që i ka ikur zëri apo një violinist që i është trashur gishti i fundit dhe kap dy tela në vend të një. "Nuk merrem unë me aspektet sociale, ato i di qeveria", tha Xhaxhaj. Me një gjuhë të pasur metaforike, ai i krahasoi artistët me makinat, që kur u kalon koha e përdorimit, shkojnë për skrap. Ngritjen e nivelit të TKOBAP, Xhaxhaj e shihte përmes binjakëzim­eve me teatro europiane, sepse tek e fundit, "edhe Berluskoni, kur e pyetën se përse u lidh me Amerikën dhe jo me Gjermaninë, u përgjigj që kam nevojë për një vëlla të madh". "Ky institucio­n ka mbetur stalinian dhe nuk duhet të jetë kështu", tha Xhaxhaj, duke vijuar paravolitë e tij të panumërta. Sigurisht, Xhaxhaj me një tonacion që vinte gjithnjë në ngritje, do të shpaloste dhe të gjitha pakënaqësi­të e tij të gjithë këtyre viteve, se si ai "tru jeshil" ishte kthyer në Shqipëri, por kishte mbetur pa punë, nuk e kishin pranuar të jepte mësim në Akademinë e Arteve...

 ??  ?? Ylber Gjini
Ylber Gjini
 ??  ?? Kleanthi Gjika
Kleanthi Gjika
 ??  ?? Zana Çela
Zana Çela
 ??  ?? Agim Hushi
Agim Hushi
 ??  ?? Gëzim Xhaxhaj
Gëzim Xhaxhaj
 ??  ?? Josif Gjipali
Josif Gjipali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania