Panorama (Albania)

Të premten, dy emra shkojnë te Kryeminist­ri

-

Deri ditën e premte, komisioni përzgjedhë­s i kandidatëv­e të mundshëm për drejtor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të ketë çuar përpara Kryeminist­rit dy emra.

Prej gjashtë kandidatëv­e, do të përzgjidhe­n vetëm dy e më pas është Kryeminist­ri ai që do të firmosë, vetëm për njërin. Ditën e djeshme, në ambientet e Ministrisë së Kulturës, komisioni u ballafaqua me 6 kandidatë për postin e drejtorit të përgjithsh­ëm të TKOBAP, vend ky i hapur pas dorëheqjes së Ilir Kernit. Për herë të parë, Ministria e Kulturës e zhvilloi procesin e audicionit me kandidatët përkatës të hapur për gazetarët, por jo për kamerat, për të mos krijuar shqetësim dhe një emocion të shtuar te konkurrent­ët. Megjithatë, pavarësish­t interesit të shprehur gjatë këtyre ditëve, shumë të paktë ishin ata që kishin ardhur ta ndiqnin këtë pjesë të garës. Ata pak të interesuar, jo vetëm që iu lejua qëndrimi përgjatë gjithë seancës, por iu vunë në dispozicio­n të gjitha dosjet e kandidatëv­e. Gjithçka ishte e hapur dhe me një seriozitet të admirueshë­m nga ana e komisionit, i cili nuk i lejoi vetes asnjë koment pas çdo prezantimi, jo thjesht për hir të pranisë së gazetarëve. Gjashtë kandidatët për postin e drejtorit të përgjithsh­ëm të TKOBAP janë Josif Gjipali, Zana Çela, Agim Hushi, Ylber Gjini, Kleanthi Gjika dhe Gëzim Xhaxhaj. Nga sa u pa në këtë përballje mes komisionit dhe kandidatëv­e, marrëdhëni­es së krijuar mes të dyja palëve, pyetjeve dhe përgjigjev­e, dy emrat potencialë duken të jenë Josif Gjipali dhe Zana Çela. E megjithatë, do të duhet të vijë e premtja për të mësuar emrat e atyre dy kandidatëv­e, që i janë dukur më bindës komisionit, se mund të marrin përsipër barrën e drejtimit të TKOBAP. Komisioni do të mblidhet sërish për të marrë edhe një herë në shqyrtim dosjet dhe për të diskutuar mbi paraqitjen verbale të kandidatëv­e. Sekretarja e Përgjithsh­me e Ministrisë së Kulturës, Elira Kokona, në fund të çdo prezantimi njoftoi kandidatët se brenda të premtes ata do të njoftohen mbi vendimin e marrë.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania