Panorama (Albania)

Gjobat e reja për fëmijët në makinë, drejtori i Policisë: Hiqet patenta po s’patën rrip sigurimi

GJOBA DERI NE 15 MIJE LEKE PER PASAGJERET PA RRIP SIGURIMI, NIS AKSIONI I RI I POLICISE RRUGORE

-

Policia Rrugore me një plan konkret masash, prej disa ditësh ka nisur aplikimin e gjobave edhe për pasagjerët që nuk vendosin rripin e sigurimit.

Kjo gjobë, që me ndryshimet në Kodin Rrugor është në vlerën 5 mijë deri në 15 mijë lekë të rinj, i faturohet drejtuesit të mjetit, i cili e ka detyrim ligjor që, përveç vetes, të sigurojë edhe pasagjerët në makinë. Ndonëse ndryshimet dhe disa shtesa në Kodin Rrugor kanë hyrë në fuqi që prej datës 21 janar të këtij viti, as drejtuesit e mjeteve, por edhe vetë Policia Rrugore nuk ka zbatuar me përpikëri këto ndryshime. Në raste shumë të rralla ka ndodhur që të ndëshkohet një drejtues mjeti për mosvendosj­e të rripit nga ana e pasagjerëv­e. Por edhe në rastet kur është aplikuar gjoba, vlera e saj ishte nga 500 deri në 1500 lekë të rinj, aq sa përcaktohe­j në Kodin e vjetër Rrugor. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Qarkullimi­t, Ardi Veliu, në një prononcim për gazetën “Panorama” thotë se kjo që po bën aktualisht Policia Rrugore është thjeshtë zbatimi i ligjit dhe se duhej të ishte aplikuar edhe më parë. Ndërsa sqaron edhe rastet kur veç gjobës, drejtuesi i mjetit mund të marrë edhe masë plotësuese, që është heqja e lejes së drejtimit, në rast se mban fëmijë të pasiguruar në makinë. RRIPI PËR PASAGJERËT

Gjatë muajve të parë të këtij viti, duke qenë se ndryshimet në Kodin Rrugor kishin vetëm disa ditë që kishin hyrë në fuqi, Policia Rrugore nisi një fushatë sensibiliz­uese dhe këshillues­e. Në rastet kur në makinë konstatohe­j një pasagjer i pafiksuar me rrip sigurimi, punonjësi i Qarkullimi­t, që ndalonte automjetin për shkeljen e caktuar, i bënte të qartë drejtuesit dhe pasagjerit që rripi i sigurimit duhej vendosur nga të dy. Por, pas kësaj fushate këshillues­e, pati një periudhë “qetësie” edhe nga vetë Policia Rrugore dhe në statistika­t e herë pas hershme, në asnjë rast nuk përmendesh­in gjoba të vendosura për mungesë të rripit të sigurimit të pasagjerëv­e. Ndonëse një shkelje e tillë është lehtësisht e dallueshme, vetëm nga një vëzhgim i thjeshtë që mund të bësh në rrugë. Nisur nga shtimi i numrit të aksidentev­e, ku viktima mbetën edhe pasagjerë, për shkak të mossigurim­it me rrip, zbatimi i Neni 170 të Kodit Rrugor, përveçse një detyrim ligjor, u pa edhe si një domosdoshm­ëri nga ana e policisë. Për këtë arsye në zbatim të një plani masash, prej disa ditësh të gjitha patrullat e Policisë Rrugore kanë përparësi dhe objektiv ndalimin dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që lëvizin pa rrip sigurimi dhe që mbajnë fëmijë të pafiksuar me mjetet e nevojshme në sedijen e parë të automjetit. Efektivët e Rrugores janë porositur që, përveç drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit në sediljen e parë, të verifikojn­ë për rrip sigurimi edhe pasagjerët në sediljet e pasme. Gjithnjë për automjetet e prodhuara pas vitit 1990, të cilat e kanë të instaluar sistemin e rripit të sigurimit.

 ??  ?? DREJTORI I POLICISE RRUGORE, ARDI VELIU ( MAJTAS) GJATE AKSIONIT TE POLICISE
DREJTORI I POLICISE RRUGORE, ARDI VELIU ( MAJTAS) GJATE AKSIONIT TE POLICISE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania