Panorama (Albania)

Tragjedia, shkon te puna e nënës, vdes në ashensor 15- vjeçari

Shkëputet kavoja, bie në gropën e ashensorit të fabrikës

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Një 15- vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën aksidental­isht, pasi ka rënë në gropën e një ashensori të një firme private.

I dëmtuar rëndë mbeti edhe një punonjës, i cili teksa ka tentuar të ndihmojë adoleshent­in, është rrëzuar edhe vetë. Fatkeqësia për familjen Lala nga Spitalla është shënuar mesditën e 26 gushtit, rreth orës 14: 00, në lagjen nr. 14 Shkozet. Sipas Policisë lokale, 15- vjeçari Klodian Lala ka rënë nga një lartësi prej 6 metrash në ashensorin e një firme këpucësh, që gjendet në zonën e Shkozetit, duke gjetur vdekjen brenda pak minutave. Burime për "Panoramën" bëjnë me dije se djali 15 vjeç kishte shkuar në punën e nënës së tij për librezën e dritave, pasi OSHEEja i kishte ndërprerë energjinë. Familja e tyre rezultonte debitore dhe për këtë shkak ishte bërë edhe prerja e energjisë. Nëna e Klodianit punon si sanitare në firmën e prodhimit të këpucëve. Ajo i ka kërkuar të birit 15- vjeçar që t'i sillte librezën, në mënyrë që ajo, kur të mbyllte orarin e punës, të shkonte për të kryer pagesat e faturave në zyrat e OSHEE-së. Nga hetimi i kryer nga Policia e Durrësit, 15- vjeçari rezulton se ka qenë duke pritur nënën të dilte nga godina e firmës ku punonte. Nga kureshtja ai ka nisur të luajë te ashensori që përdorej për transporti­n e materialev­e të punës nga poshtëlart e anasjellas. Dëshmitarë­t thanë se adoleshent­i ka bërë disa herë hip e zbrit nga lartësia, kur në një moment ka ndodhur edhe shkëputja e kavos dhe rënia tragjike e tij drejt e në tokë. Punonjësi i firmës, 44- vjeçari me inicialet B. D., i cili ka parë momentin, është përpjekur për ta shpëtuar djalin, por ata janë rrëzuar që të dy bashkë në gropën e ashensorit, që përdorej për transporti­min e materialev­e. Për pasojë, 15vjeçari ka humbur jetën në vend nga përplasja e fortë me tokën dhe hekurat e ashensorit, ndërsa punonjësi i firmës ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Policia e Durrësit, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Nga të dhënat paraprake ka rezultuar se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidental­e, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti që rezultoi fatal për 15- vjeçarin. Policia ka hetuar dhe ka dalë në konkluzion­in se 15-vjeçari nuk është punonjës i firmës ku ndodhi ngjarja, por ndodhej aty në mënyrë krejt rastësore, pasi ishte thërritur nga nëna e tij. Sipas mjekëve të spitalit, goditja e fortë me tokën i ka shkaktuar plagë të shumta 15vjeçarit Lala, duke i shkaktuar vdekjën. Me gjithë ndihmën e dhënë, për Klodian Lalën nuk është bërë dot asgjë, pasi ai mbërriti në spital i pajetë. Ndërkohë, nën terapi po mbahet punonjësi i firmës që tentoi të shpëtonte adoleshent­in, por përfundoi edhe vetë i përplasur në tokë.

 ??  ?? Viktima Klodian Lala
Viktima Klodian Lala
 ??  ?? Viktima Klodian Lala
Viktima Klodian Lala
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania