Panorama (Albania)

Historia e Liqenit, plazhi i ndaluar dhe maniakët e çifteve

“UNE GRUAJA”/ Ç’ndodhte në Parkun e Tiranës para 1990

- UVIL ZAJMI

Ai vazhdon të jetë ende një vend i preferuar, madje në këtë ngushtim ndërtesash që të merr frymën, Kodrat e Liqenit mbeten e vetmja copëz oksigjeni. Por kjo hapësirë që frekuentoh­et prej mijëra kryeqyteta­sve, e ka një histori. Argëtimi familjaris­ht në fundjavë në Tiranë apo qytete të tjera ka qenë i kufizuar dhe me mundësi të pakta. Në të vetmen ditë pushimi, të dielën, një pjesë e kryeqyteta­sve merrte rrugën për në plazhin e Durrësit me trenat vajtje- ardhje stërmundue­s, ndërsa pjesa tjetër vërshonte drejt Shën Prokopit, duke shfrytëzua­r qëndrimin në Parkun e madh, në periferi të qytetit...

... Një argëtim që u kthye në traditë rreth viteve ’ 80, përmes piknikëve familjare, me ushqim, batanije me vete, si dhe radio “Iliria”. Nuk mund të mos kujtojmë banjat fshehurazi dhe plazhin e ndaluar te Liqeni Artificial, bashkë me historitë e bujshme të dashurive, puthjet e para e maniakët që ndiqnin çiftet. Cila është historia e asaj zone ku Mbreti Zog ngriti Pallatin Mbretëror, por që nuk qëndroi asnjë ditë. Nga aksioni me punë vullnetare për sistemimin e Parkut të Liqenit Artificial, te Kisha e famshme ku u xhirua filmi “Skënderbeu”, që më vonë u kthye në restorant “Liqeni”. Çfarë ishte “gjiri...”, që mori famë si vendi klandestin i vajzave që “harboheshi­n” në atë kënd të ndaluar të Liqenit? NGA PALLATI I ZOGUT, TEK

AI I BRIGADAVE Ai që vuri dorë i pari në zonën e pyllëzuar në kodrën në jug të Tiranës ishte Mbreti Zog, që ndërtoi Pallatin Mbretëror, e pranë tij vendosi edhe Memorialin e Nënës Mbretëresh­ë, Sadije Toptani. U mendua t’i shërbente mbretërisë, por vetë Zogu nuk e frekuentoi asnjë ditë atë, pasi ai u largua nga Shqipëria përpara përfundimi­t të ndërtimeve. Por në të ka fjetur Perandori i Italisë, Viktor Emanueli III, gjatë qëndrimit disaditor në Tiranë, në vitin 1941. Me ardhjen në fuqi të pushtetit popullor, ata e hodhën në erë memorialin, por ruajtën ndërtesën, që mori emrin Pallati i Brigadave dhe u kthye në një vend pritjeje për qeverinë dhe organizimi­n e evenimente­ve zyrtare. Në fillim të viteve ‘ 50 u hodh ideja për ndërtimin e një Parku Kombëtar bashkë me një basen uji, që u njoh si Liqeni Artificial i Tiranës. Projekti u realizua me aksion popullor gjatë viteve 1955- 58, duke krijuar së bashku një kompleks funksional, një liqen me 55 hektarë dhe parkun gjigant me 190 hektarë. Parku kufizohej nga lindja me Rrugën e Elbasanit, Pallatin e Brigadave, kodrën “Naltësia e saj”, me ndërtesën që fillimisht u ideua si konvikti “Nana Skenderbeg”, pastaj shërbeu si spital ushtarak, më vonë si Shkolla e Partisë dhe në vitin 1962 për Universite­tin Gjeologji- Miniera; në veri Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Korpusi Qendror i Universite­tit, Garda e Republikës ( ish- Garda e Mbretërisë) dhe një digë me gjatësi 400 m, me qëllim që të pengonte ujin, nëse rrezikonte Tiranën. Mbi digë ishte rruga për këmbësorë që të çon te Kopshti Zoologjik e ai Botanik. Pjesa jugore nuk frekuentoh­ej, pasi ishte e pabanuar e aty ndodhej vetëm fshati Sauk. Zona që e lidhte ishte Tirana e Re, me gjimna- zin “Petro Nini” si pikë referimi.

FILLIMET, FREKUENTUE­S VETËM TË HUAJ

Ndonëse afër Tiranës, deri në vitet ‘ 60-‘ 70, kryeqyteta­sit e kishin thuajse të ndaluar të shkonin dhe argëtohesh­in aty. Andej pari mund të shihje vetëm pak të huaj, kryesisht personel i ambasadave që lëviznin me biçikleta, gjithmonë të ndjekur nga njerëzit e Sigurimit, kryesisht te Kisha e Shën Prokopit, Monumenti i Vëllezërve Frashëri, varret e ushtarëve gjermanë dhe britanikë ( rreth 45 të tillë), të rënë gjatë Luftës II Botërore, që nuk u hoqën, madje u lanë aty për shumë kohë. Nuk kishte asnjë ndërtesë të madhe apo banuese, disa veranda, dhe më vonë ( 1971) u ndërtua amfiteatri aktual. Mali i Dajtit, pak frekuentoh­ej, pasi vajtja atje në formë pikniku, qëndrimi familjar ditor nuk ishte komod, për shkak të mungesës së automjetev­e, ndërsa dhe autobusi shkonte deri në Kinostudio. Ai ishte i panjohur për banorët e kryeqyteti­t, kishte vetëm një kamp pushimi për pionierë që shërbente gjatë periudhës verore dhe për sistemimin e qëndrimin e ekskursion­istëve që shkonin aty në këmbë në periudhën e dimrit.

LIQENI, NJË PLAZH I RREZIKSHËM DHE I NDALUAR

Deri në fund të viteve ‘ 60 nuk është lejuar që popullsia e Tiranës, kryesisht fëmijët, të laheshin në liqen, pasi në çdo sezon mbytej dikush. Megjithatë, fshehurazi, me apo pa leje, për praktikues­it mundësohej larja. Me ndërtimin në vitin 1965 të rezervuari­t në Sauk, ai filloi të shërbente edhe si vend për banjë, pasi ishte jashtë kontrollit. Është shfrytëzua­r më shumë nga sportistët, si i vetmi vend ku mund të laheshin ( pishina e vetme ishte ajo e Pallatit të Sportit “Partizani”, ndërtuar në

Ajo hapësirë e gjelbër që rrethon një liqen artificial që çdo vit ngushton perimetrin e tij, fsheh shumë histori. Që nga ndërhyrjet e Mbretit Zog, ndërtimi i tij, banjat e ndaluara të plazhit, notarët e famshëm, “Këngët e Liqenit”, deri te historia se si një nga “qoshet” e liqenit mori emrin “Gjiri i kurvave”. A ishin prostituta­t e “Gjirit” të lidhura me Sigurimin e Shtetit?

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania