Panorama (Albania)

Meta: Ndryshimi nuk vjen nga fëmijët e elitave të vetëkënaqu­ra

Festat në Jalë, ikën LSI vjen PS

- ARISTIR LUMEZI

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në mbyllje të kampingut veror të LRI- së në plazhin e Jalës, u kërkoi të rinjve t’i bashkohen këtij forumi për të sjellë ndryshimet e thella që vendi kërkon.

“Ne kemi nevojë për një transformi­m të thellë, për një progres të ri shoqëror, që vjen përmes një solidarite­ti të ri, i cili në radhë të parë duhet të spikasë te të rinjtë dhe për të rinjtë, në emër të së ardhmes së tyre dhe të të gjithë vendit. Nuk mund të ketë ndryshime cilësore dhe shoqërore në një vend nga fëmijët e elitave të vetëkënaqu­ra, të zhytura në arrogancë, në egoizëm dhe individual­izëm. Nuk mund të ketë shpresë një vend, në rast se nuk vihet në lëvizje ëndrra dhe aspirata e fëmijëve të familjeve më të thjeshta, për një ndryshim shoqëror, për një progres të ri shoqëror”, u shpreh kryetari i LSI- së. Me fjalën e tij, Meta i dha fund kampingut pesëditor të LRIsë, ku të rinjtë patën rastin të bashkëbise­dojnë me politikanë vendës dhe të huaj, të ftuar për këtë qëllim. “Nëse të rinjtë duan një forcë ku ata mund të mbështesin shpresat dhe ëndrrat e tyre për ndryshim, është fuqia dhe solidarite­ti i Lëvizjes Rinore për Integrim”, tha Meta. Duke vlerësuar solidarite­tin që të rinjtë treguan gjatë ditëve të kampingut, Meta kërkoi që këtë frymë ta tregojnë në të gjithë vendin që të ndryshojnë politikën e ditës. “Është koha që përmes kësaj pjesëmarrj­eje dhe përmes këtij shembulli ju të tregoni një pamje tjetër të politikës. Atë të një politike, që në themelin e saj ka përgjegjsh­mërinë, ka bashkëpuni­min, ka solidarite­tin, ka dashurinë për vendin dhe është krejt e kundërta e politikës që ka përjashtim­in, që ka ndasitë, që ka egoizmin e mjaft probleme të tjera që janë një pengesë. Jemi një vend shumë i vogël për të qenë të përçarë, për të qenë të ndarë”, iu drejtua Meta të rinjve. Meta nuk la pa atakuar edhe arrogancën e pushtetit. “Shpesh na ndodhin ngjarje të jashtëzako­nshme dhe shohim se si njerëzit transformo­hen nga pushteti. Njëri që ka qenë dje si ju apo si dikush tjetër, bëhet drejtor dhe mendon që bota rrotullohe­t rreth tij, bëhet ministër dhe mendon se të gjitha planetet rrotullohe­n rreth tij. Dhe harrojnë se nga kanë ardhur dhe se janë aty për të shërbyer”, tha Meta.

MEIDANI

Pas Arta Dades dhe Namik Dokles, një tjetër përfaqësue­s i rëndësishë­m i PS- së ishte i pranishëm në kampingun e LRI- së. Ish- presidenti Meidani vlerësoi kulturën e shoqërizim­it të të rinjve, të ndërtuar në forumin rinor të LSI- së. “Natyrisht, në jetën tonë ka elementë që janë individual­ë. Por elementi shumë i rëndësishë­m për jetën e njeriut është komuniteti. Përshtatja ndaj këtij komuniteti, shoqërizim­i, që quhet ndryshe. Dhe siç e pashë sot, por njëkohësis­ht e pashë dhe dje, ju këtu keni ndërtuar edukatën e shoqërizim­it. Të jeni bashkë, për të punuar bashkë, për të ndarë gjërat bashkë dhe në mënyrë të veçantë për të qenë luftëtarë për zhvillimin e Shqipërisë demokratik­e, për zhvillimin e ekonomisë, kulturës dhe çdo aspekt tjetër të jetës sonë. Dhe unë jam i bindur në atë që unë jetova dje dhe sot midis jush, unë jam i bindur që kjo shkollë, teorike dhe praktike këtu në Jalë, do të rrezatojë në të gjithë Shqipërinë. Kjo është meritë dhe e drejtuesve”, tha Meidani.

 ??  ?? Meta në Jalë
Meta në Jalë
 ??  ?? Rexhep Meidani në kampingun e LRI
Rexhep Meidani në kampingun e LRI
 ??  ?? Ilir Meta në kampingun e LRI
Ilir Meta në kampingun e LRI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania